Asambleja Kombëtare e PS mbyll punimet, miraton Statutin e ri, vendos referendum...

Asambleja Kombëtare e PS mbyll punimet, miraton Statutin e ri, vendos referendum për kryetarin

78
0
Shares

Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS. Kjo Asamble votoi sot projektstatutin e ri të PS-së, i cili do të shkojë më pas për votim në Kongres.
Asambleja vendosi gjithashtu t’i propozojë Kongresit të PS-së, miratimin e një referendumi, për konfirmimin e statusit të kryetarit të partisë, Edi Rama.
Më herët, disa prej emrave të njohur të PS-së u shprehën kundër referendumit që propozoi kryeministri Edi Rama për zgjidhjen e çështjes nëse do ketë zgjedhje për kreun e PS ose jo.
Më e ashpër ishte Arta Dade që tha që nëse nuk zbatohen rregullat do dorëzoje teserën.
Edhe deputeti Bashkim Fino është shprehur kundër referendumit. Ai vlerësoi statutin e ri të PS-së dhe tha se ai i zgjidh të gjitha problemet.
Ndërsa deputeti Ben Blushi e cilësoi kërkesën e Ramës për referendum, si marrëzinë e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje vetëm, pa kandidat. Blushi theksoi se nuk është kundër referendumit, por sipas tij, në këtë rast po kërkohet të shkohet në referendum pa zbatuar statutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY