Specialistët e Sektorit për Narkotikët në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën “Industriale” të qytetit, në një magazinë të vjetër kultivohej bimë narkotike me anë të llambave elektrike, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “Neonet”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Muzafer Mamo, 56 vjeç, lindur në Lazarat, Gjirokastër.
Ky person në një magazinë të vjetër në pronësi të tij, një nga ambientet saj me sipërfaqe rreth 70 metër katrorë, kishte përshtatur si serë me sistem ngrohje me llamba elektrike, ku edhe u gjetën të kultivuara 350 bimë të dyshuara cannabis sattiva.
Bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri 40 cm.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa pajisjet elektrike që shërbenin për ngrohje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashkë me disa bimë narkotike.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/