Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Shqipëria në deflacion, Guvernatori Sejko u tregon fëmijëve përralla me lekë

14/03/2016
FOTO/ Shqipëria në deflacion, Guvernatori Sejko u tregon fëmijëve përralla me lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në momentin që Shqipëria është përfshirë në krizë ekonomike dhe kur raportet financiare flasin për deflacion, guvernatori i Shqipërisë Genti Sejko ndërmerr nismën edukative për “Paranë”. Edukimi i fëmijëve, sipas projektit të deklaruar, do të jetë nëpërmjet përrallëzave.
“Për më të vegjlit, gjatë kësaj jave do të ofrojmë materiale të shkruara të tilla si përrallëza, fletë pune si dhe emisione televizive argëtuese e didaktike. Përmes tyre synojmë të ngulitim tek fëmijët ndjenjën e kujdesit për paranë, dëshirën për të bërë llogaritje të thjeshta dhe idenë e kursimit si mjet për të përmbushur detyrimet dhe dëshirat e përditshme apo afatgjata”, u shpreh Sejko në nisjen e javës së “Parasë”.
Madje ai thekson se edukimi për paranë duhet të nisë që në moshë të re. Deklarata vjen në kohën e rritjes së papunësisë dhe krizës së emigrimit masiv.
Java e “Parasë”, një nismë globale kjo, do të organizohet në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave. Aktivitetet të cilat do të jenë me natyrë argëtuese dhe ndërvepruese dhe sipas Sejkos “synojnë të përçojnë njohuritë e domosdoshme mbi paranë dhe botën e ndërlikuar të financave”.
Sipas Guvernatorit, organizimi do të ndihmojë konsumatorët të kuptojnë më mirë rreziqet që lidhen me administrimin e financave dhe lehtëson marrjen e vendimeve të duhura financiare.
Gjatë kësaj jave një numër i konsiderueshëm nxënësish dhe mësuesish në qytetin e Tiranës dhe rrethe të ndryshme të vendit do të mund të vizitojnë një bankë tregtare për të kuptuar si funksionon, të dëgjojnë leksione nga ekspertë të bankës qendrore dhe të bankave tregtare, si dhe të konkurrojnë me dijet e tyre ekonomike dhe financiare. Po ashtu është deklaruar se do të hapet Muzeu i Bankës së Shqipërisë.
“Të gjithë vizitorët, dhe veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, përveç ekspozimeve të monedhave, do të gjejnë një qendër të interaktive informimi për çështje që lidhen me financat dhe botën e parasë”, tha Sejko.
bk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.