Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Laç, protestë kundër varfërisë dhe ndotjes së qytetit

14/03/2016
Laç, protestë kundër varfërisë dhe ndotjes së qytetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qindra qytetarë në Kurbin protestuan sot përpara bashkisë në Ditën e Verës kundër djegies së mbeturinave në kodrën e gjelbër të qytetit duke u kthyer në një rrezik të madh për jetën e tyre. Protesta nisi në sheshin qendror të qytetit të Laçit ku protestuesit kanë kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës që po i varfëron ata çdo ditë e më shumë.
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi akuzoi qeverinë dhe pushtetin lokal se po vret qytetin e Laçit me djegien e mbeturinave duke e kthyer në një skemë të pastër korrupsioni për të ndarë paratë publike.
“Gjithë qyteti duhet të vuajë për shkak se dy persona ndajnë miliona. i gjithë qyteti duhet të bëjë analizat se rrezikohet nga kanceri i mushkrive për shkak të djegies së mbeturinave në kodrën e qytetit. Kjo rrezikon edhe ujin e pijshëm të Laçit. Për fat të keq qytetarët nuk kanë të sigurt as ajrin që thithin dhe as ujin që pinë, disa të tjerë ndajnë miliona. Kjo është shumë e rëndë dhe në një shtet ligjor kjo nuk mund të ekzistojë. Duhet të kishte njerëz që duhet të përgjigjeshin penalisht për këtë çështje. Para disa vitesh ka pasur gjobë ndaj bashkisë së Kurbinit kur ishte dhe më e vogël për mostrajtimin e mbeturave, pra për djegien e tyre që çlirojnë gazra toksikë. Unë besoj se shëndeti i fëmijëve tuaj është shumë herë më i rëndësishëm se sa miliona e dy personave që ndajnë me njëri tjetrin”, tha Malltezi.
Deputeti Mhill Fufi dhe kreu i PD në Kurbin Altin Biba kërkuan largimin e qeverisë Rama për keqqeverisjen dhe rritjen e varfërisë. Në mënyrë simbolike, protestuesit lidhën me zinxhir hyrjen e bashkisë së Kurbinit. Më pas, dhjetëra qytetarët janë ngjitur kodrave të qytetit të Laçit, aty ku dhe hidhen prej vitesh mbetjet pranë kurorës së gjelbër të rrethuara nga pishat. Hedhja e mbeturinave në këtë zonë ka shkaktuar një ndotjet të madhe duke u kthyer në një rrezik real për qytetarët.  Pranë grumbullit të mbetjeve ndodhet dhe rezervuari i ujit të pijshëm për qytetarët laçiane, një mundësi dhe më shumë e përhapjes së ndotjes dhe indiferencës së drejtuesve vendorë. Protestuesit mbollën disa fidanë pranë zonës ku mjetet e bashkisë depozitojnë plehrat e qytetit.
lac, porteste1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.