“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

95
0
Shares

Nga Peter Tase *
“Eurasia Review”

Vështirë se kalon ndonjë ditë pa vërejtur shtypjen e qeverisë së Edi Ramës ndaj popullit të vet dhe përdorimin e zyrës publike për të mirën e anëtarëve të ngushtë të familjes të cilët marrin pushimet mujore të shtrenjta në Evropë dhe Lindjen e Mesme, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.
Zyrtarët shtetërorë shqiptarë tregojnë muskujt e tyre me shitësit të varfër ambulatore që mezi bëjnë dy dollarë në ditë, ndërsa ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati vazhdon prej dy vjet e gjysmë, fushatën e tij të hapur ndërkombëtare kundër rritjes së imazhit pozitiv, politik që Ilir Meta ka fituar ndërkombëtarisht, si kryetar aktual i Kuvendit të Shqipërisë.
Për më tepër, Bushati  – me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë – mban në përdorimin e tij të paktën katër makina luksoze, ndërsa kalon një sërë pushimesh turistike nëpër Shqipëri dhe jashtë vendit me anëtarët e familjes. Anëtarët e familjes së ministrit Bushati kanë vizituar Italinë, Spanjën duke përdorur makina super të shtrenjta si Mercedz Benz (me targë CC 029) të Konsullatës Shqiptare në Bari të Italisë.
Nuk është çudi pse Politika e Jashtme e Shqipërisë ka dështuar të përmirësojë imazhin e Tiranës jashtë vendit. Në të vërtetë, kjo kurrë nuk ka qenë prioritet për djalin e një udhëheqësi besnik të nivelit të lartë të Shqipërisë komuniste.
Z. Bushati do të mbahet mend si një prej ministrave më të keq që Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka pasur ndonjëherë. Kushdo që lexon botimet ditore kombëtare dhe ndërkombëtare mund të vërejë qartë se Z. Bushati ka ndryshuar papritur rolet e tij, nga të qenit Diplomat i lartë i Shqipërisë, në  “shefin e top-pushimeve të Shqipërisë”.
Bushati është i njohur për sjelljen arrogante me vartësit e tij dhe diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri, si dhe për përfshirjen e tij të dyshuar në skemat e pastrimit të parave që përfshijnë edhe deputetët e tjerë shqiptarë, si dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë. Përveç kësaj, për të shijuar në mënyrë të paligjshme frytet e detyrës publike, ministri i Jashtëm shqiptar vazhdon të jetë një pinjoll besnik i George Soros.
Më 5 nëntor 2015, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi takime zyrtare me Mauro Vieira, ministri brazilian i Punëve të Jashtme dhe me Presidentin e Dhomës së Deputetëve Cosentino Eduardo da Cunha. Ai ishte i shoqëruar nga një grup i madh i “stafit” të cilët nuk kishin absolutisht të bënin me vizitën e lartë zyrtare – më me interes për Politikë të Jashtme të Shqipërisë – ata i ishin bashkuar zotit Bushati për kënaqësi dhe vetëm për të pak argëtim dhe gjithmonë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Në takimin e tij me zotin Da Cunha, Ditmir Bushati – në vend të diskutonte pikat e rendit të ditës të përcaktuara nga paraardhësi i tij, ai vazhdoi diskursin e tij, duke u përqendruar në prishjen e imazhit ndërkombëtar të zotit Meta, i urdhëruar nga shefi i tij në Tiranë.
Sipas burimeve të besueshme nga Buenos Aires, zoti Bushati, më 3 nëntor 2015, kishte refuzuar ftesën e lëshuar nga zoti Amado Boudou (Kryetar i Senatit argjentinas). Kjo ftesë i ishte drejtuar zotit Ilir Meta, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për të vizituar Argjentinën në fillim të vitit 2016.
Gjatë qëndrimit të tij në Buenos Aires, besohet se zoti Bushati pati një drekë pune me Z. Juan Ángel Napout, ish-presidenti i CONMEBOL, i cili aktualisht akuzohet dhe të përballet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Deri më mbetet misterioze tema e diskutimit mes Kryediplomati shqiptar dhe ish-drejtuesit të CONMEBOL.
Në shtator 2015, zoti Bushati pati një takim të fshehtë me ish-komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Štefan Füle, me të cilin është biseduar për të ashtuquajturin përfshirjen e Z. Meta në skandalin e korrupsionit në CEZ, një kompani private të cilës i ishte dhënë me koncesion të administrimi i Energjisë Elektrike në të gjithë Shqipërinë.
Edhe një herë, shefi diplomatike Tiranës ka vënë mënjanë planin strategjik të Politikës së Jashtme të vendit të tij dhe detyrë kryesore e tij, e përditshme, mbetet e fokusuar në atë se si të shkatërrojnë imazhin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti politike e drejtuar nga z Meta, i cili po bëhet gjithnjë e më popullor.
Është e qartë se lëvizja tjetër e Bushatit do të jetë një pozicion ambasadori si shpërblim për disa shërbëtorë, për shërbimet e ofruara familjes Bushati, për pushimet në Itali dhe kryeqytetet e metropolet e tjerë europianë.

* Autori është përgjegjës për komentet e bëra

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Ditmir Bushati: Edi Rama’s Minister Of Entertainment – OpEd
http://www.eurasiareview.com/14032016-ditmir-bushati-edi-ramas-minister-of-entertainment-oped/
db

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY