Debati publik per deflacionin vazhdon. Se fundmi ne te u perfshi dhe Banka e Shqiperise, institucioni pergjegjes per stabilitetin e cmimeve dhe njekohesisht trupi me ekspertizen me te madhe ekonomike ne vend.
Fillimisht, ne deklaraten zyrtare Banka thote se e ka analizuar me seriozitet renien e inflacionit ne 0.2 per qind ne shkurt, qe eshte niveli me i ulet i 13 viteve. Sipas saj kjo renie eshte rezultat i goditjes se ofertes dhe zhvillimeve ne tregjet e huaja.
Shprehimisht BSH thote:”Rënia e çmimit te naftës, fillimisht në tregjet ndërkombëtare dhe së fundmi edhe në tregjet lokale, ka prodhuar një efekt rënës mbi inflacionin në intervalin 0.5 deri në 1 pikë përqindjeje.”
E vertete. Po Draghit valle nuk i ka shkuar ne mendje kjo? Po ai pse shqetesohet per deflacionin? Apo ndoshta ne Banken Qendrore Europiane nuk e dine qe ka rene cmimi i naftes ne Eurozone (shume, shume me teper se sa ne Shqiperi madje)?
Se dyti per te perforcuar qendrimin e saj se komentuesit ne media ja kane keputur kot Banka e Shqiperise sjell nje tjeter argument. Shprehimisht BSH thote: “Inflacioni i ushqimeve në janar në katër vendet kryesore partnere tregtare ishte vetëm 0.25 për qind, kundrejt një norme mesatare të inflacionit të ushqimeve prej 3.1 për qind për periudhën janar-shkurt në Shqipëri. Nëpërmjet aktivitetit tregtar me këto vende, ky inflacion i ulët tenton të përhapet edhe në ekonominë shqiptare.”
Oh seriozisht?? Banka e Shqiperise po na thote se ne Shqiperi, cmimet e ushqimeve nuk duhet te rriten me pak 5 per qind ne vit. Po u rriten me pak, ashtu si ne cdo vend tjeter te Europes, kjo nuk na qenka normale!!!!!
Ne fund BSH ka dashur te qartesoje edhe dicka: “Duke marrë shkas nga disa komente në media, Banka e Shqipërisë dëshiron të precizojë se zhvillimet aktuale në inflacion nuk përbëjnë një situatë deflacioniste, dhe as sinjalizojnë për rrezikun e një situate të tillë në të ardhmen.”
E vertete!!! Zyrtarisht nuk jemi ne deflacion. Shifra e inflacionit eshte ende pozitive +0.2%. Por ketu ngrihen disa pyetje:
Se pari sa do ishte inflacioni sot nese cmimet e naftes per konsumatoret ne Shqiperi do ishin ulur aq sa u ulen ne cdo vend tjeter te Europes?
Se dyti sa do ishte inflacioni sot, nese cmimet e energjise elektrike ne Shqiperi do ishin ulur me 20 per qind ashtu sic jane ulur ne cdo vend te Europes dhe nuk do ishin rritur me 20 per qind sic u rriten?
Se treti sa do ishte inflacioni sot nese taksat nuk do ishin rritur me 400 milione dollare ne dy vjet dhe qeveria nuk do te kishte rritur cmimet e administruara nga arsimi tek uji apo cdo sherbim tjeter publik? Po e leme menjane efektin e monopoleve.
Kam pershtypjen qe po ti bejme keto llogarite do na dale qe nuk eshte me goditje oferte. Por fenomen, qe vjen teresisht nga krahu i kerkeses.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/