LUÇIANO BOÇI/ E kam frikë Qeverinë kur bën dhurata…, me bisht!

LUÇIANO BOÇI/ E kam frikë Qeverinë kur bën dhurata…, me bisht!

69
0
Shares
luciano boci vogel


Luçiano B
oçi

Zyrtarisht Ministrja e arsimit ka hapur garën për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese në institucionet e arsimit të lartë, si dhe ka përcaktuar 20 prillin si datën e zhvillimit të tyre. Për ca ditë më shumë “shpëtuam” nga 1 prilli!
Ndonëse u përpoq ta shiste si “dhuratë” për akademizmin dhe të ardhmen e tij, këtu Ministria përmbush thjesht një detyrim taksativ ligjor. Por si të gjitha “dhuratat” e kësaj qeverisje dhe kjo e ka një bisht. Madje jo një, por disa. Fillimisht na e ka shoqëruar me një “handikap” “të vogël”. Para se të shpallte datën për “dhuratën”, ajo kishte detyrimin ligjor të bënte publike, Rregulloren e zgjedhjeve dhe jo draft-rregulloren siç ka bërë deri më tani. Më saktë dy draft rregulloret. Këto ndryshojnë pak nga njëra tjetra, por diferenca është shumë esenciale. Dje nuk e bëri. As më shumë e as më pak një shfaqje radhe e shprehjes së arrogancës së zakonshme. Shpresojmë sot ta shpallë dhe këtë rregullore, duke insistuar në opinionin dhe të akademikëve, që në disa pika themelore ajo shkel hapur ligjin dhe kushtetutën.
Në një takim tipik hipokrizie, për tu pasur zili, Ministrja pas ca “furçave” kontradiktore, i ka “kërkuar leje” Rektorëve, që të përsëriste vendosmërinë e qeverisë së saj, më saktë “këngën” tre vjeçare të qeverisë saj, për të filluar “një histori të re që e ndante nga historia e vjetër e prekjes së zgjedhjeve në Universitete nga politika!!!”.
Paksa e çuditshme kjo si deklaratë.
Këtu siç duket Ministrja me siguri, ka në konsideratë suksesin që ka arritur me arsimin parauniversitar, ku 90 % të drejtuesve janë të komanduar si militantë të thekur politik, me misione aty ekstra mësimdhënëse. Dhe ato pak drejtues DAR-esh, që dolën me “konkurs” sa për sy e faqe, i morën mandatet në zyrat e PS lokale.
Megjithëse i konsideroi Universitetet, jo seriozisht si gjithmonë, si të studentëve, të cilët po i “merr në qafë” me tarifat e kripura dhe të profesoratit, të cilin e ka “shtrirë barkazi” në Ligjin e ri, Ministrja i “kërkoi leje” përsëri Rektorëve!
Atyre Rektorëve të cilëve u ndaloi për tre vite rresht, thirrjen e Konferencës së tyre dhe që i shpërfilli pafundësisht në kërkesat legjitime për Ligjin e AL.
Kësaj radhe “i kërkoi leje” me shumë “kortezi”, për “tu zotuar, betuar, se ajo do garantonte një proces model, të ndershëm, një proces komunikimi serioz”.
E habitshme kjo!
Këtu ka dy gjëra: Ose Ministrja nuk e ka lexuar as ligjin dhe as rregulloren, ose kërkon të largojë “mizën nën kësulë” për paracaktim politik të fituesve. Unë them që janë të dyja.
Ministrja duhet ta dijë që ligji ja mbyll asaj derën në rolin e garantueses dhe emocionin e betueses “për kokë të universiteteve publike”. Janë Universitet, sipas përcaktimeve ligjore të vetë Ministrisë dhe jo Ministria, ato që organizojnë zgjedhjet, i menaxhojnë dhe numërojnë votat, garantojnë transparencën e ndershmërinë e procesit. Ministria ka rol vetëm deri tek hartimi i rregullores si akt nënligjor (që siç do ta shohim ka shumë “bishta” e “kleçka” politike) dhe caktimi i datës së fillimit dhe mbarimit të procesit zgjedhor. Ajo thjesht është kundruese e procedurës. Madje të gjithë Senatet kundërshtuan tentativën të brendashkruar në rregullore që Ministria të kishte dy përfaqësues në komisionin e apelimit, duke e konsideruar ndërhyrje në autonomi dhe shkelje të lirisë akademike. Shpresojmë të ketë reflektuar këtë kërkesë për neutralitet, mgjs retorika e djeshme jep pak gjasa.
Ndërsa “miza nën kësulë”, ndonëse tentohet të fshihet me zotime extra-large, është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Pika të caktuara të rregullores, e cila pritet, jashtë çdo afati ligjor, të zyrtarizohet në orët ose ditët në vazhdim, janë vënë vetëm e vetëm që të penalizojnë njerëz të padëshirueshëm politikisht, me rrezik fitimi gare, ose të favorizojnë ato që “gjenerata tjetër” kërkon me domosdo t’i ketë në pika drejtuese (argumentet do t’i sjellim sapo të dalë rregullorja).
Nga dje Ministrja shpalli fushatën për kapjen politike përfundimtare dhe të këtij avanposti publik-social, pothuaj i fundit i mbetur, i cili ruante me sakrifica një lloj autonomie fluide nga politika, pavarësisht kontaminimeve agresive që prej 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY