BLEDI KASMI/ PS rikthehet te kulti i individit

BLEDI KASMI/ PS rikthehet te kulti i individit

161
0
Shares
bledi kamsi, vogel

Bledi Kasmi

Me zhdukjen e konceptit të votës, zgjedhjes dhe garës në parti, Kongresi i djeshëm i PS shënoi fundin e ciklit të një partie elektorale dhe shënoi ditëlindjen e një partie të re diktatoriale.
Në fakt PS është kthyer dje në shtratin e etërve të kësaj partie, ku kryetari i partisë nuk është një drejtues i përkohshëm i një organizate politike mbi baza vullnetare, por një udhëheqës legjendar i një partie të ndërtuar sipas modelit të partisë-shtet.
I gjithë sfondi i djeshëm i Kongresit të PS nuk kishte të bënte me një proces demokratik.
Me një fjalim të tejzgjatur, Rama dhe ministrat e tij mashtruan për orë të tëra opinionin me banalitete ndër më të rëndomtat. Kulmi arriti me një përfaqësues të eurosocialistëve, me emrin Pitela, për të cilin edhe liberalizimi i vizave ishte një meritë e qeverisjes së Ramës.
Shfaqje të tilla dukej sikur ishin harruar që nga koha e rënies së diktaturës. Në fakt dje PS në formatin e vjetër PPSH është rikthyer më fuqishëm se asnjëherë më parë gjatë këtyre 25 viteve.
Shtypi i kontrolluar nga e njëjta parti dhe një pjesë tjetër e shantazhuar ishin përqendruar në sallën e Kongreseve, duke e paraqitur një ngjarje partiake si një eveniment shtetëror dhe kombëtar.
Nga minuta e parë dhe deri në fund sa ka mbaruar Kongresi këto transmetues publikë dëshmuan dje një realitet të frikshëm. Ata janë në shërbim të plotë të partisë dhe po bëjnë shpëlarjen e trurit të opinionit.
Do të ishte normale sikur mediat të jepnin fjalën e kryetarit të partisë apo edhe të sfidantit të mohuar të tij për Kryetarin e partisë, por transmetimi për më shumë se 13 orë direkt i këtij Kongresi partie, dha mesazhin e qartë se kjo nuk është më thjeshtë dhe vetëm një parti, por një parti-shtet.
PS shënoi funeralin e kësaj partie dhe po dje mbi hirin e kësaj force politike lindi kulti i ri i individit i mishëruar tek udhëheqësi i lavdishëm i partisë dhe popullit socialist, Edi Rama. Rama është sot Partia dhe Partia, sikurse po shtohen gjithnjë dhe më shumë zërat në atë forcë politike, është më e rëndësishme se Shqipëria.
Kjo është panorama e Kongresit të djeshëm të atyre sharlatanëve, të cilët rikthyen sërish votimet me 99.99% dhe që e bënë Ramën të deklaronte se kush kërkon votim në parti kërkon rrëzimin e qeverisë.
Kjo nuk është më një parti ku votohet dhe garohet. Kjo nuk është më një parti e hapur për njerëzit e lirë të këtij vendi. Kjo është një parti e diktaturës dhe një parti personale e Edi Ramës.
Modeli i kësaj partie, që mohon votën dhe garën është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe në veçanti për opozitën. Një Kryeministër që ka frikë nga votat brenda partisë edhe duke qenë Kryeministër, një kryetar qeverie, i cili i mohon votën anëtarësisë së tij, është e kuptueshme se çfarë mund të bëjë me votën e kundërshtarëve politikë që kërkojnë në mënyrë demokratike ta rrëzojnë nga qeveria.
Zgjedhjet parlamentare janë sot më të rrezikuara se dje nga ky model i një partie diktatoriale. I gjithë fjalimi i këtij individi me probleme të rënda psikike i drejtohej armikut dhe armiku ishte opozita e vendit.
Pas shumë shfaqjeve të Psikopatit në krye të qeverisë, i cili i konsideronte si dele ata që nuk e votonin, që i konsideronte si budallenj, ata që nuk e pranonin si Kryeministër, dje nga Kongresi i kësaj partie erdhi edhe shpallja verbale e opozitës si armike.
Ato liri të fituara pas gjysmë shekulli diktaturë sot janë të rrezikuara nga një Kryeministër me kartelë. Dje i ka mohuar socialistëve të drejtën e votës, nesër këtë të drejtë do t’ua mohojë të gjithë shqiptarëve. Ndaj kjo është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe opozitën.
Kongresi i djeshëm që rilindi kultin e individit është edhe paralajmërimi për atë që do të ndodhë së shpejti në këtë vend. Përplasja dhe përballja është e pashmangshme he ajo është thjesht dhe vetëm çështje kohe. Vota është themeli i të gjitha lirive të fituara, rrëzimi i saj shënon fillimin e një diktature të re.
Çmimi i lirisë është i shtrenjtë dhe kur ajo rrezikohet paralajmëron një luftë re kundër kultit të individit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY