Dy persona të maskuar grabitën gjatë natës një cift të moshuarish në fshatin Arapaj në Durrës.
Policia ka dhënë vetëm inicialet e tyre. Ata janë A.K. 80 vjeç dhe M.K. 76 vjeçe (bashkëshortë).
Autorët fillimisht i kanë rrahur të moshuarit duke i goditur më shkopinj dhe më pas kanë arritur të marrin rreth 100 000 lekë të reja.
Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e 9 personave si të dyshuar për ngjarjen.
Specialistët për Krimet vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...