Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ministri Manjani “këshillon” Gjykatën Kushtetuese për vendimin që (s’)duhet të marrë për “Pronat”

24/03/2016
SKANDAL/ Ministri Manjani “këshillon” Gjykatën Kushtetuese për vendimin që (s’)duhet të marrë për “Pronat”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nën pretekstin e “pasojave latastrofike” ka “këshilluar” sot Gjykatën Kushtetuese për vendimin që (s’)duhet të marrë për Ligjin e “Pronave”. Duke paragjykuar, Manjani është shpreh kundër çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese që do të çonte në pezullimin e Ligjit të Pronave.
Sipas tij, një vendim i tillë do të kishte pasoja katastrofike për pronarët, por edhe për shoqërinë shqiptare.
“Pezullimi i ligjit të pronave do të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për pronarët, por edhe për shoqërinë shqiptare”, u shpreh Manjani, duke e cilësuar pezullimin e ligjit si të palegjitimuar nga ana Kushtetuese.
“Nuk ka asnjë rresht që të legjitimojë pezullimin e akteve nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë nga A-ja te Zh-ja”, ka vijuar më tej Manjani, “duke i dhënë mend” Kushtetueses.
Sipas tij, pezullimi do të digjte 25 milionë dollarë fond për kompensimin e pronarëve, si dhe do të bllokoheshin 20 mijë hektarë tokë bujqësore.
“Gjykimi Kushtetues për këtë ligj është një gjë e shtuar, sikurse është kompleks dhe i vështirë e sigurisht që do të kërkojë kohën e vet. Masa e përkohshme e pezullimit të ligjit do të ishte një çështje e pajustifikuar. Sepse pengimi për ta zbatuar këtë ligj do të thotë djegie e 25 milionë dollarëve, bllokohen 20 mijë hektarë tokë për kompensim fizik, bllokohen 11 mijë dosje dhe 26 mijë vendime. Nëse interesi është bllokimi i kompensimit dhe pronës për pronarët, është e pakuptueshme. S’është as në interesin e pronarëve, as të shtetit shqiptar. Është një çështje e shoqërisë shqiptare, është një çështje e pronarëve”, u shpreh Manjani.
Ai theksoi se ligji do të vijojë nga zbatimi, pavarësisht shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.
“Le të fillojmë zbatimin dhe paralelisht të shqyrtohet edhe kushtetutshmërish”, ka sfiduar më tej Gjykatën Kushtetuese, mininstri i Drejtësisë.
Gjykata Kushtetuese pritet të marrë në shqyrtim 3 kërkesat ankimuese të ligjit, atë të Presidentit Nishani, Partisë Demokratike dhe asaj Republikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026
Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama mbron financimin e koncertit të Kanye West: 4 milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë

08/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

08/07/2026
Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

Bardhi, Këlliçi dhe Kaso në Parlamentin Europian: Akuza ndaj qeverisë për korrupsion, zgjedhjet dhe demokracinë

08/07/2026
Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

Bloomberg: NATO mund të mos zhvillojë samitin e vitit 2027 në Shqipëri

08/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.