Presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanji, i cili në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e “Pronave” e cilësonte pezullimin e mundshëm të tij me pasoja katastrofike për pronarët, por edhe për shoqërinë shqiptare.
Presidenti e cilëson këtë deklaratë, si një presion politik të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese si edhe si një akt të paprecedentë.
“Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për presionin publik adresuar sot pasdite nga ana e Qeverisë Shqiptare ndaj Gjykatës Kushtetuese të Republikës në lidhje me shqyrtimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Presioni politik i një qeverie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar.
Presidenti i Republikës si palë ankimuese, i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë Kushtetutën e vendit dhe standardet e shtetit të së drejtës.
Ligji aktual dëmton rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, do ta thellojë konfliktin midis individit dhe shtetit e për rrjedhojë do vijojnë penalizimet nga ana e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut”, shprehet në deklaratën e tij Presidenti.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
SKANDAL/ Ministri Manjani “këshillon” Gjykatën Kushtetuese për vendimin që (s’)duhet të marrë për “Pronat”
/web/SKANDAL_Ministri_Manjani_keshillon_Gjykaten_Kushtetuese_per_vendimin_qe_s_duhet_te_marre_per_Pronat_16180_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/