DOSJA E PROKURORISË/ Prostituta e “Bllokut” u prangosën pas “shërbimeve” të fundit...

DOSJA E PROKURORISË/ Prostituta e “Bllokut” u prangosën pas “shërbimeve” të fundit seksuale

64
0
Shares

Të dyshuarit për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria ka publikuar detaje të operacionit të djeshëm ku u arrestuan disa persona për prostitucion, mes të cilëve dy prostituta dhe tre tutorë.

Dosja e Prokurorisë

Sipas një informacioni të marrë në rrugë operative në fund të vitit 2015 nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se shtetasi me pseudonimin “Nini” merret me shpërndarjen e lëndës narkotike, si dhe shfrytëzim prostitucioni, është referuar materiali kallëzues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe është regjistruar procedimi penal.
Në funksion të këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë Tiranë është vendosur dhënia e autorizimit për vëzhgimin e shtetasit “Nini”, i identifikuar më pas me emrin Nik Gjonikaj.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Nik Gjonikaj merret me veprimtari të kundërligjshme, shpërndarje lënde narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.
Mbi bazën e autorizimit të prokurorit, për vëzhgimin e shtetasit Nik Gjonikaj, në datë 23.03.2016 rreth orës 19.00, është konstatuar se ky shtetas ka hipur në automjeti me targë TR xxx L, ku në këtë mjet ndodheshin drejtuesi i mjetit B. N., si dhe dy persona të tjerë, një femër e identifikuar më pas me emrin D. D. dhe një mashkull i identifikuar më pas me emrin M. M. Rreth orës 20.05 shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas i cili e priste tek “Pazari i Ri”, dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja D. D., e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit H. S.
Më pas shtetasi Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen A. B., dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…..”, vend në të cilin shtetasja A. B., ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin M. M. Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet, dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer dhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj, në rrugë pranë banesës së tij. Njëkohësisht u bë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxx LS në rrugën e Kavajës në drejtimin e të cilit ishte shtetasi H. S., mjet në të cilin kishte hipur dhe shtetasja D. D.
Nga shpjegimet e shtetasit M. M., rezulton se ai në datë 23. 03. 2016 rreth orës 20.00 ka qenë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar që ti gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash, ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë. Në automjet ka hipur dhe një shtetase, me të cilën shtetasi M. M., ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial.
I pyetur lidhur me faktin shtetasi B. N. shpjegon se shtetasin Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë. Lidhur me shtetaset D… dhe A… ai shpjegon se i njeh këto shtetase, si të njohurat e Nik Gjonikajt, dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY