Dy persona u plagosën me armë zjarri në Divjakë pasi një 52 vjecar qëlloi ndaj tyre ndërkohë që ndodheshin në oborrin e shtëpisë së tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spolat të Divjakës kur Pëllumb Çela, 55 vjeç nga shtëpia e tij qëlloi mbi komshinjtë.
Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, por pa specifikuar se për çfarë konkretisht.
Autori ka qëlluar 4 herë me armë gjahu drejt komshinjve të tij, shtetasve B.T 39 vjeç dhe E.T 59 vjeç.
Si pasojë kanë marrë dëmtime në trup të dy shtetasit dhe janë nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Lushnje.
Policia ka bërë arrestimin e 55-vjeçarit Çela, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte turke model “Super Post”, të cilën autori e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuestisë dhe sportive”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/