Prokurori i rrethit Shkodër Granit Shahu dhe drejtori Policisë Vendore, Lorenc Panganika
Policia në Shkodër ka sekuestruar 6 mina të telekomanduara në një operacion të koduar “Porosia”.
Gjatë këtij operacioni janë ndaluar tre persona si dhe janë sekuestruar një arsenal armësh.
Pjesë e këtij arsenali armësh të sekuestruara janë edhe dy pistoleta , një snajper, dy automjete dhe dy celularë.
Tre shtetasit e arrestuar janë me inicialet F. B., H. I., dhe Sh. M.
Lajmi u dha nga Prokurori rrethit Shkodër Granit Shahu së bashku me drejtorin Policisë Vendore, Lorenc Panganika.
Mësohet se nën hetim janë edhe disa persona të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/