Turorët: Jemi djem të mirë, vajzat punuan për qejf

Turorët: Jemi djem të mirë, vajzat punuan për qejf

57
0
Shares

Gjykata e Tiranës urdhëroi dje lirimin nga qelia të dy vajzave të dyshuara si prostituta, Aureta B. e Domenika D., dhe klientët e tyre Melsi M. dhe Hajredin S. Ndërsa urdhëroi lënien në qeli të tre të arrestuarve te tjerë, Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, të dyshuar si tutorë.

Burime të gjykatës pohuan se të dyshuarit kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre, përveç dy klientëve. Ata kanë pranuar njohjen me vajzat, por, sipas tyre, në asnjë rast nuk i kanë detyruar të ushtronin prostitucion, shkruan Panorama.

“Unë i kam lëvizur nëpër Tiranë si kliente taksie. Nuk kisha dijeni se çfarë bënin me personat që shoqëroheshin”, mësohet të ketë pretenduar taksisti Nurja. Përmes avokatëve, të pandehurit kërkuan masa të buta sigurie.

Pretendimet e tyre janë kundërshtuar nga ana e prokurorit në sallën e gjyqit. Duke iu referuar hetimit 9- mujor, prokurori tha se ekzistojnë përgjime ambientale, vëzhgime dhe fotografime të të dyshuarve, që provojnë përfshirjen e tyre në veprimtarinë e shfrytëzimit të prostitucionit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY