Kryetari i bashkisë është përgenjështruar sot edhe për një aktivitet tjetër që e pretendoi si risi të bashkisë së Tiranës pas ardhjes së tij në krye të saj. Bëhet fjalë për spektaklin me parashuta që zhvilloi një grup aeroklub në qiellin e Tiranës.
Projekti i zhvilluar edhe një vit më parë kur bashkinë e drejtonte Basha nga një grup aktivistësh në përpbërje të të cilëve ishte edhe Briken Fejzullai që sqaron situatën.
Ja postimi i tij:
“(diz)INFORMACION
Më vjen keq Erion, por këtë spektaklin mbi qiellin e Tiranës, e kam organizuar UNË, bashkë me Roland Dorozhani, Bill Carson dhe pilotët e tjerë të Aeroclub Albania, në 14 mars të 2015, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, por kur kryetar, ishte tjetërkush.
Ta them me bindje këtë, sepse kemi punuar 6 muaj për atë projekt.
Edhe këtë vit prezantuam një projekt akoma më të madh e më të bukur… por Bashkisë nuk ju duk shumë “interesant”.
Ps. Më shumë fat vitin tjetër!
Pak kohe më parë kryetari i bashkisë Erion Veliaj kishte shpërndarë një video parmes të cilës promovonte idenë si një krijim i tij.
Postimi i Velisë:
“Spektakël në qiellin e Tiranës – Tirana nga lart siç nuk e keni parë kurrë!
Parashutistë nga disa shtete dhe Aeroclub Albania gjatë turit në Shqipëri, ku dhuruan spektakël ajror me parashuta mbi qiellin e Parkut të Liqenit.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/