Motra e Zyra Hidës: U trafikua për 1 milionë lekë nga ish-bashkëshorti...

Motra e Zyra Hidës: U trafikua për 1 milionë lekë nga ish-bashkëshorti i saj

65
0
Shares

Xhuljeta Hida ka pasur kontakt direkt me personin që i kishte sjellë paratë e Zyrah Hidës nga Italia.
Prej tij kishte marrë paratë që motra e saj i kishte sjellë nga Italia.
Edhe djali i madh i Zyrah Hidës, 12 vjeç në atë kohë, thotë se mund ta identifikonte personin që kishte sjellë paratë, nëse do ta shihte.
Xhuljeta Hida thotë se motra e saj u trafikua në Itali, nga bashkëshorti Petrit Bani, me të cilin kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Ishte shitur për t’u shfrytëzuar për prostitucion për 1 milionë lekë të vjetra.


Xhuljeta Hida, e motra e viktimës: “Është rrahur, është keqtrajtuar, është përbuzur nga bashkëshorti dhe njerëzit e tjerë të tij.  Ka bashkëjetuar njëkohësisht me gruan e dytë të bashkëshortit. Ka ndarë një krevat më të. Është rikthyer sërish në familje. Por aty nuk e kanë pranuar. Është detyruar të kthehet sërish tek bashkëshorti dhe aty kanë nisur negociatat për ta shitur si prostitutë në Itali. Është shitur për 1 milionë lekë të vjetra”.

Edhe Xhuljeta përmend emrin “Titi” më të cilin identifikohej në familjen e saj ky person që ka dalë në foto me Zyranë, në Romë.
Historia e rizbuluar afro 20 vjet më vonë e ka trazuar edhe njëherë këtë familje. Xhuljeta Hida fajëson nënën dhe një nga vëllezërit e saj, si shkaktarë të largimit të Zyrasë në Itali.
Motra e viktimës tregon se ajo ishte martuar që në moshën 14-vjeçare me Petrit Banin, që jetonte në fshatin Muriqan të Cërrikut e që sot jeton në Mal të Zi, ku ka krijuar një familje tjetër.

TV Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY