Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Protesta e opozitës arrestohen 13 persona

28/03/2016
EMRAT/ Protesta e opozitës arrestohen 13 persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për protestën e sotme të opozitës. Sipas policisë, mësohet se janë arrestuar 13 persona.
“Sot me datë 28. 03. 2016, ora 11.00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protestë pa leje, te Parku i Liqenit Artificial Tiranë, me qëllim prishjen e rrethimit dhe të objektit në ndërtim “Kënd lojërash për fëmijë” që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë.
Strukturat e policisë së Drejtorisë Vendore Tiranë, kanë marrë dijeni për këtë protestë pa leje dhe morën masa për sigurimin e rendit e të qetësisë.
Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan përpara hyrjes së kantierit në ndërtim, dhe rreth orës 11.30, një grup deputetësh të Partisë Demokratike  dhe konkretisht:
Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri,  shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të “Këndit të Lojërave për Fëmijë”.
Pjesa tjetër e protestuesve që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputeteve që ndodheshin brenda rrethimit.
Nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në këtë proteste pa leje, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekim ne Spitalin Ushtarak 3 punonjëse të policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjekësore:
1. L. S.
2. S. A.
3. D. K.

Në lidhje me veprimet e dhunshme ndaj  personave që ushtruan forcë dhe dhunë fizike, ndaj punonjësve te policisë bashkiake dhe të policisë  Shtetit, nga specialistët e hetimit krimeve Komisariatit Nr. 1 janë arrestuar ne flagrance  13 shtetas:
1. Grigels Muçollari
2. Indrit Hoxha
3. Erjon  Dizdari
4. Franci  Doka
5. Gerald Metko
6. Silvio Sheme
7. Jurgen Kupi
8. Soven Sheme
9. Arlind Kajo
10. Klejdi Kalaja
11. Ndriçim Babasi
12. Behar Hasa
13. Tonin Kolthi

Personat janë arrestuar ne flagrance për veprat penale ‘Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’, parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal”, thuhet zyrtarisht nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.