Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKËT/ Iluzioni i rritjes së të ardhurave, janari “fsheh” shkurtin…!

29/03/2016
GRAFIKËT/ Iluzioni i rritjes së të ardhurave, janari “fsheh” shkurtin…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Financat duket se do ta kenë të vështirë të ruajnë ritmin e lartë të rritjes së të ardhurave të konstatuara në dy muajt e parë të vitit. Niveli i ulët i të ardhurave në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe rritja e fortë e mallrave të akcizës këtë vit, dy faktorët që ndikuan në rendimentin e mirë të janar-shkurtit, nuk pritet të “ndihmojnë” më në muajt në vijim. Në shkurt 2016, të ardhurat ranë 15 % në raport me janarin 2016…

Rritja e lartë dyshifrore me rreth 16 % e të ardhurave në buxhet për 2 mujorin ishte një sinjal pozitiv se financat i lanë pas problemet e vjetshme, kur zgjerimi real ishte afër zeros dhe plani nuk u realizua për asnjë muaj, duke detyruar rishikimin e buxhetit në mes të vitit dhe duke e mbyllur vitin me 35 miliardë lekë mangut nga plani fillestar.
Megjithatë, të dhënat e detajuara tregojnë se performanca e mirë e financave ka ardhur nga janari, ndërsa shkurti ka qenë një muaj tepër i dobët.
Në muajin shkurt, të ardhurat buxhetore u rritën me 6 për qind në krahasim me faktin e një viti më parë,  por ritmet e rritjes u ngadalësuan ndjeshëm ne krahasim me janarin.
Në muajin janar të ardhurat u rriten me 26 për qind krahasuar me janarin e vitit 2015. Rritja e fortë e janarit i dedikohet në fakt problemeve që kaluan arkëtimet e taksave në fillim të vitit që shkoi për shkak të problemeve që solli instalimi i sistemit të ri on-line. Niveli i ulët i të ardhurave në janar 2015 (baza më e vogël) “ndihmoi” në një rritje të lartë te të ardhurave në janarin e këtij viti, por duket se ritmet  e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në shkurt.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë shkurtit 2016 janë arkëtuar 27.7 miliardë lekë nga 32.5 miliardë lekë në janar 2016, pra me një rënie prej 15 % në raport me muajin e mëparshëm. Shkurti ka qenë nën mesataren e të gjithë muajve në 2015-n (shih grafikun mujor), përveç janarit dhe shkurtit, që siç u përmend ishin të dobët, për shkak të sistemit të ri on-line, por edhe tkurrjes së importeve të akcizës (në pritje të rritjes së akcizës së cigareve dhe të tjerave në janar 2015, bizneset kishin krijuar rezerva në muajt e mëparshëm).
Financat duket se do ta kenë të vështirë të ruajnë ritmin e lartë të rritjes së të ardhurave të konstatuara në dy muajt e parë të vitit. Niveli  ulët i të ardhurave në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe rritja e fortë e mallrave të akcizës, dy faktorët që ndikuan në rendimentin e mirë të janar-shkurtit, nuk pritet të “ndihmojnë” më në muajt në vijim.
Në janar dhe shkurt 2015 u mblodhën më pak se 30 mld lekë në muaj (25.7 mld në janar dhe 26 mld lekë në shkurt), më pas, ritmi u përmirësua ndjeshëm dhe mesatarja mujore ishte gati 33 miliardë lekë në muaj (as shkurti as janari 2016 nuk e kapën këtë mesatare të mars-dhjetorit 2015).
Si importet e karburanteve dhe ato të cigareve u dyfishuan në janar 2016 në raport me janarin e një viti më parë, sipas statistikave fiskale, duke iu rikthyer në fakt normalitetit mujor (në janar 2015 psh importet e cigareve ishin vetëm 118 ton, nga mbi 200 ton që ishte mesatarja mujore në muajt në vijim, ndërsa në janar 2016 ishin 217 ton-shiko grafikun). Edhe për karburantet ishte e njëjta prirje-shiko grafikun.

Të ardhurat e pritshme në buxhet në 2016-n
Të ardhurat buxhetore pritet të arrijnë ketë vit në 418.8 miliardë lekë, me një rritje mbi 8 % me faktin e 2015.
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2016, vlerësohen në rreth 283 miliard lekë ose rreth 20,8 miliardë lekë (8 %) më shumë se parashikimi i vitit 2015
Të ardhurat nga lufta ndaj informalitetit pritet të gjenerojnë rreth 8.9 miliard lekë. Vlerësohet se për vitin 2016 do të importohen 3,000 ton cigare në krahasim me rreth 2,600 ton që priten për vitin 2015.
Të ardhurat në total nga rritja ekonomike pritet të jenë rreth 5,9 miliard lekë. Për efekt të kujdesit në parashikimin e të ardhurave, në vlerësim është përdorur vetëm indikatori i rritjes ekonomike prej 3,4 %, sqaron Ministria e Financave.
Të ardhurat nga politika fiskale janë llogaritur me 1,4 miliardë lekë shtesë në buxhetin e 2016. Të ardhurat nga faktorë të tjerë vlerësohen rreth 2 miliard lekë, nga Ministria e Financave.

graf-2-te-ardhurat

graph-3

graf-4

“Monitor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.