SKANDAL/ Afera Rama, 9.5 milionë dollarë për 950 metra rrugë

SKANDAL/ Afera Rama, 9.5 milionë dollarë për 950 metra rrugë

163
0
Shares

“Një aferë skandaloze zbulon mekanizmin se si Edi Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre. Mbi 9 milionë e gjysmë dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit”.
Denoncimi publik është bërë sot nga sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma
Për Dumën, kjo nuk është shaka e 1 prillit, por është praktikë pas marrëveshjes së 1 prillit
“Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit. Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni”, shtoi Duma.
Sipas sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, ky tender rezulton edhe me shkelje të tjera, si mungesa e mbikëqyrësit, apo edhe e garës në tender.
dok2“Përveç kësaj, ky tender ka dhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikëqyrësi i këtyre punimeve. Një kërkesë kjo e ligjit, dhe ende nuk ka një mbikëqyrës të shpallur zyrtarisht nga autoriteti rrugor, të dhëna këto që mungojnë edhe në tabelën e objektit, siç mund ta dalloni edhe në foton në ekran. Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën PE-VLA-KU, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 për qind të fondit limit. Është e dukshme se nuk ka pasur garë”, denoncon më tej Grida Duma.
Duke shtuar më tej se kjo shifër ka shkuar te miku i qeverisë, Duma ngre disa pikëpyetje, për pjesën e Edi Ramës në këtë aferë.
“9 milionë e gjysmë dollarë për 950 metra rrugë  kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë. Cila është pjesa e Edi Ramës në këtë aferë, i cili jo më kot cilësohet edhe nga mediat ndërkombëtare si politikani më i pasur në Europë? Kjo është pra oligarkia në veprim, ku 9 milionë e gjysmë dollarë jepen pa garë, me fitues të përcaktuar, për vetëm 950 metra rrugë. Ky është korrupsioni galopant dhe alarmant i Edi Ramës me paratë e shqiptarëve. Kjo është hajdutëria e al-kaponeve në pushtet”, përfundon Grida Duma.
grida duma, 1 prill 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY