Erion Veliaj, gjuha diskriminuese e Kryetarit të Bashkisë

Erion Veliaj, gjuha diskriminuese e Kryetarit të Bashkisë

51
0
Shares

Nga Alfred Halilaj

Nuk përbën më risi të dëgjosh “Kokën e Bashkive të Republikës”, pra atë qe udhëheq një prej Shoqatave të Bashkive, bash kokën e Bashkisë së Tiranës, të nxerrë nga goja e tij frer e helm, shpërfillje dhe fyerje, nënçmim e përulje për qytetarët e Kamzës dhe Pakuqanit.

Në ligjërimin e tij politik dhe të partisë së tij, është bërë e udhës që prej së paku 20 vjetësh ky qëndrim. Ky qëndrim nuk është vetëm politik, por më i thellë, është një diskriminim permanent që mbush boshësinë e tij në përballjen reale me qytetarët. Kam bindjen se ky politikan, ashtu si të gjithë ata politikanë që kanë fyer popullin e vet, do përfundojë si një flluskë sapuni e ngritur nga ‘ferkimi’ i ‘ballit’ nën dorën e ngrohtë të kryetarit. E di që ky i fundit këtë ‘sejmen’ të haremit të vet politik nuk mund ta lejojë të shkojë më lart se veten.

A është korrekte kjo gjuhë? Citoj –Ne nuk do të lejojmë Kamzalizimin, Bathorizimin e Tiranës. Po ç’të them, ata zbresin nga urbani dhe pyesin ku është liqeni. Vandalët e Kamzës dhe Paskuqanit nuk mund të mbrojnë parkun. etj etj etj

Kjo e tejkalon politiken. Ky ligjërim është antikombëtar, e dënohet me ligjet e kësaj Republike. Askush nuk mund të fyejë, paragjykojë, diskriminojë askënd, dhe aq më pak një zonë të caktuar. Elitizmi i tij bllokist që e shikon Tiranën si pronë të vetëm atyre që regjimi komunist iu dha të drejtë të vinin këtu është paranoja e njeriut të ri parademokratik.

Unë Z.Veliaj kam ardhur në Tiranë pas viteve 1990, ndërsa ju keni ardhur para këtij viti. Juve ju solli partia, mua prindërit e mi që me mund dhe me gjak kanë ngritur gjithça nga fillimi. Mua më edukuan që të mos fyej askënd,pëkundrazi të jem shembulli i qytetarit korrekt, mua më kanë mësuar që në jetë tia dal vetë,të përballoj, të sfidoj, arrij, të ngrihem pa ndihmën as të mamit as të babit. E kjo më ka bërë të fortë. Më kanë mësuar të mos i lëpihem askujt, por gjithçka ta meritoj, të mos bëj karrierë në kurriz të humbjes së dinjitetit, por duke punuar fort, ndershmërisht dhe me përkushtim të lartë professional dhe moral.

E di që kur erdha këtu, në fëmijërinë time , nuk e dija vërtetë se ku ishte liqeni dhe ‘kodrat e liqenit’? Por mbaj mend se shëtitijet më të bukura i kam kaluar atje. Po po, nga Kamza shëtisja atje, merrja pak ajër të pastër që aq shumë më mungonte mua, ‘malokut’, ‘vandalit’, se helbete isha mësuar me të.

Unë nuk kam pasur mundësinë të jem në të gjitha protestat e organizuara për parkun, dhe për këtë ndihem fajtor, por kur shikoj që vjen një qytetar nga Alliasi, Insituti Bujqësor, Kashari, Farka, them se më takon dhe mua që jam nga Kamza, pak metra më tej. Më takon ta mbroj dhe unë, sepse është i vetmi park që kemi. Kujtoj se me reformën plot ‘suksese’ territoriale, për pak vota më shumë, shkëputët Zall-Herrin, Kasallën,Çerkezën, Dritasin që mund të ishte një zone rekreative për Kamzën, dhe ia ngjeshët Bashkisë së stëmadhe të Tiranës.

E di që në do dalësh dhe do bësh një tërheqje me stil ndaj kësaj gjuhe,duke kafshuar gjuhën, në te njëjtën mënyrë me të cilën tërhiqet shefi yt kur përballet me reagime të forta.

Nga ana që unë vij thuhet : ‘Duhet me qenë man, e me u shkund vetë, dhe jo arrë me të ra me shkop’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY