Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lushnjë, shkarkohen 70 për qind e mësuesve, PD kallëzim penal në Prokurori

24/04/2016
Lushnjë, shkarkohen 70 për qind e mësuesve, PD kallëzim penal në Prokurori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi bëri publike një numër dokumentesh mbi shkeljet e mëdha ligjore në drejtorinë arsimore të këtij rrethi. Sipas Murrizit, praktika e shkarkimeve të paligjshme ka vijuar me të njëjtin ritëm siç ndodhte nga drejtoresha e dënuar Liza Tabaku.
Mbi 70 për % e mësuesve janë shkarkuar në Lushnjë në kundërshtim me ligjit, duke krijuar një shqetësim të madh për banorët pasi cilësia në arsim ka rënë ndjeshëm pas emërimeve të mësuesve partiakë dhe të pakualifikuar, denoncoi kreu i degës së PD-së.
“Jam sot para jush për të bërë publike me fakte dhe dokumente politikën e kuadrit që Rilindja ka bërë këto 3 vjet me mësuesit e rrethit Lushnjë. Rrethi ynë që ka 103 shkolla, ku ndodhen 64 drejtori dhe 39 shkolla vartëse me 21 shkolla të mesme dhe me 1336 mësues gjithsej, përdoret nga zyra arsimore Lushnjë si pronë e PS dhe i komanduari i kësaj zyre që vet ka si fakultet Ciklin e Ulët, Ylli Krakulli si shef kuadri i arsimit pranë komitetit të Partisë së Punës. Nga lista e famshme e dosjes gjyqësore të ish drejtoreshës së dënuar ju kam vënë më parë në dijeni se ishin emëruar vetëm gjatë kohës së saj 169 mësues të rinj nga të cilët 110 te PS dhe 59 të LSI. Po ashtu në atë material kishte shënim që kanë kaluar në ‘filtrin’ e partisë shtet nëpërmjet sekretarëve të byrove të emëruar drejtorë shkollash 790 mësues, nga të cilët rezultonin 620 te PS dhe 170 te LSI. Pra në total 959 mësues janë me Partinë, 377 mësues me biografi të keqe. Dhe i komanduari përgjegjës zyre tashmë e di ku është armiku i klasës.  Nga 64 drejtore të gjendur në tetor 2013 sot janë vetëm. 60 drejtorë janë shkarkuar në kundërshtim të plotë dhe të hapur me ligjin 69/2012 datë 21 06 2012, neni 55 i tij, pika 3 dhe janë zëvendësuar me drejtorë rilindës të cilët bëjnë dhe spiunin informative, sekretarin e byrosë dhe shefin e kuadrit”, deklaroi Murrizi.
Kreu i PD-së në Lushnjë foli edhe për rastin e drejtuesit të komanduar të arsimit, i cili është pa arsimin përkatës.
Për të gjitha këto material dhe dokumente, Partia Demokratike e Lushnjës nisi një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit.

myslym murrizi
Për më shumë mund të lexoni edhe …

Masakër me arsimin në Lushnjë, Murrizi publikon të dhëna tronditëse
/web/Masaker_me_arsimin_ne_Lushnje_Murrizi_publikon_te_dhena_tronditese_17638_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.