Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur pasditen e sotme, pa praninë e deputetëve të opozitës. Mungesa e opozitës vjen pas shprehjes së vendimit për të bojkotuar për 10 ditë parlamentin.
“Reforma në drejtësi do të bëhet, por jo ajo që ka Edi Rama në kokë, sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg Edi Ramës, do realizohet siç e kërkon komisioni i Venecias”.
Kështu u shpreh deputeti i PD-së Eduard Halimi, i pyetur nëse po kërkon opozita të gjejë pretekste për të shtyrë miratimin e saj tha:
“Rama ka dashur të jetë një projekt i veti, ka qenë ai që e ka vonuar nga shtatori ku e bëri vet projektin, dhe rezistoi sërish edhe kur Venecia ia rrëzoi në dhjetor, e mbajti deri në mars nën hyqmin e vet…”, shtoi deputeti demokrat
Deputeti Eduard Halimi tha se opozita ka shprehur qëndrimin e saj si “të papajtueshëm me standardin kriminal që ka ndjekur Edi Rama”.
Halimi tha se Rama e dënoi Berishën sepse denoncoi Emiljano Shullazin, dhe sipas tij, në vend që të dalë në mbrojtje të biznesmenëve dhe dëshmitarëve, ai i bëhet “avokat i Shullazit”.
“Jemi njohur me qëndrimin politik të grupit parlamentet të PD, qëndrimin që shpreh papajtueshmërinë me standardin kriminal që ka ndjekur Edi Rama. Nga njëra anë kërkoi përjashtimin me 10 ditë të Berishës nga Parlamenti, e nga ana tjetër i del prapë në krah Shullazit. Thotë që policia kishte kërkuar arrestimin e Shullazit, por nuk e kishte bërë prokuroria.
Në vend që të dilte në mbrojtje të dëshmitarëve në një rast delikat si ky, dhe të dilte në mbrojtje të biznesmenëve, ai doli në mbrojtje të Shullazit. Nëse Drejtësia do të ishte nën këmbët e Ramës, sot Shullazi do të ishte jashtë duke u vënë pistoletën në kokë biznesmenëve e duke i vjedhur prona. Dhe sot Rama flet për reformën në drejtësi, kur mbolli gjithë vendin me kanabis. Flet ai për sistemin e drejtësisë kur trafikantët kalojnë me kanabis drejt doganave”, tha Halimi.
Më tej, deputeti demokrat the se për Reformën në Drejtësi, PD do të rinisë diskutimet pas 10 ditëve të bojkotit, duke theksuar se do të veprohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Sistemi i drejtësisë duhet të jetë larg Ramës. Projekti që ka patur në kokën e vet ai për sistemin e drejtësisë është rrëzuar nga Venecia. Ky vonoi reformën në drejtësi prej dy vjetësh. Vonoi edhe Byronë e Hetimit se donte ta kishte nën Shullazin, për të mbrojtur të gjithë Shullazët që kishte. Kjo nuk është drejtësia që duan qytetarët.
Ekspertët e PD kanë punuar gjatë javës së kaluar, kanë treguar se janë për një projekt gjithëpërfshirës për reformën në drejtësi, që do të nisë me komponentin antikorrupsion, dhe do të bëjë të mundur krijimin e BKH. Do të bëjë të mundur dërgimin par drejtësisë të gjithë shullazëve dhe bandave, si dhe gjithë deputetëve e ministrave të korruptuar që abuzojnë me fondet publike.
Opozita tregoi qëndrimin politik, ndaj standardit të Ramës, që bëhet avokat i krimit. Do të realizohet reforma në drejtësi siç e kërkon Venecia, dhe jo sipas projektit të Ramës.
Pasi të mbarojë vendimi për bojkot do të vijojë puna me ekspertët ndërkombëtare për hartimin e amendimeve kushtetuese, për BKH, SPAC, e me radhë”, u shpreh deputeti Halimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/