Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vjedhjet e qeverisë Rama, 79 herë më të larta se në vitin 2010

27/04/2016
Vjedhjet e qeverisë Rama, 79 herë më të larta se në vitin 2010
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka vijuar sot detjaimin e aferave korruptive të qeverisë.
“Siç paralajmëroi dje kryetari Basha, do të nisim me detajimin e aferave korruptive të qeverisë. Qytetarët do të shohin qartë se cfarë ka bërë Edi Rama në këto 3 vite me taksat e pasuritë e tyre.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon përmasat e rrezikshme të korrupsionit dhe grabitjes qeveritare të denoncuara vazhdimisht nga Partia Demokratike”, u shpreh deputeti Sherefedin Shehu.
Sipas PD, vitet 2014 dhe 2015 do të mbahen mend si vitet e abuzimeve dhe grabitjes më të madhe qeveritare. Në këto 2 vite, 2.2 miliardë Euro kanë shkuar nga arka e shtetit në xhepat e Ramës dhe njerëzve afër tij si edhe për kriminelët që e sollën dhe po e mbajnë në këmbë këtë qeveri.
Në vitin 2014 vjedhjet dhe abuzimet ishin 892 milion dollarë nga të cilat 120 milion favore dhe vjedhje të të ardhurave të buxhetit, 560 milion vjedhje në tendera dhe pasuri publike, dhe 212 milion dollarë nga favoret dhe abuzimet e kompanive publike ku abuzimet më të mëdha, mbi 130 milion dollarë, janë bërë në Albetrol.
Në vitin 2015 abuzimet janë thelluar dhe vjedhjet në të ardhurat, prokurimet dhe shpenzimet e tjera publike arrijnë 1.03 miliardë dollarë dhe abuzimet në sektorët e tjerë publikë arrijnë në 290 milion dollarë.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se rritja e vjedhjeve dhe abuzimeve me paratë e qytetarëve po bëhet e frikshme. Vjedhjet dhe abuzimet në vitin 2015 ishin 8.5 herë më të larta se në vitin 2013, por 79 herë më të larta se në vitin 2010. Në këtë vit, ka një peshë të madhe afera e Qeverisë me CEZ, por edhe po të zbresim efektin e kësaj afere vjedhjet dhe abuzimet janë përkatësisht 4 dhe 37 herë më të larta se ne 2013.
Vjedhjet dhe abuzimet më të mëdha janë bërë në tatime, dogana, prokurime dhe pronën publike. Në vitin 2015 ato janë rritur kundrejt vitit 2013 përkatësisht në tatime 100 herë, në dogana 11 herë, në prokurime 7.4 herë dhe në pronën publike 7.5 herë.
Shifrat e mësipërme nuk përfshijnë gropën fiskale nga morealizimi i të ardhurave që në 2 vjet është mbi 400 milion dollarë apo marrja e 1.32 miliardë dolarë borxh për palma, shkurre dhe shpenzime luksi. Këtu nuk janë as 88 milionë dollarët e vjedhura nga miqtë personal të Ramës në tendera apo 91.6 milionë dollarët e tjerë që janë shpenzuar vetëm për zyra, makina, orendi dhe bileta avionësh.
Këto janë faktet, këto janë abuzimet e kryeministrit më të korruptuar në Ballkan. Ai e ka kthyer arkën e shteti në arkë personale. Por prisni se nuk keni parë asgjë akoma. Në vitin 2016 pritet që vjedhjet dhe shpërdorimet e parave publike të rriten. Investimet publike do të jenë në nivelin më të ulët që nga viti 1997, vetëm 4 % të PBB. Përveçse të ulura, vetëm 27 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e tyre do të shkojnë për punime civile si rrugë, ujësjellës, shkolla dhe spitale. Investimet për rrugë dhe ujësjellës përgjysmohen nga 35.5 miliardë lekë, në 19.8 miliardë lekë. Për tu vjedhur me kollaj dhe kënaqur sa më shumë vjedhës, investimet janë copëtuar në 1300 projekte dhe prej tyre 45 projekte ose 60 milion dollarë janë për rikonstruksione të zyrave të qeverisë. Paratë e rrugës së Elbasanit, korridorit të Jugut, rrugës së Pogradecit, rrugës së Arbrit, rrugës Qukës-Qafe-Plloçe dhe projekteve të tjera të rëndësishme janë në xhepat e Ramës dhe të kriminelëve rrotull tij.
“Kështu zhvillimi i Shqipërisë mbetet peng i Ramës dhe klikës së tij. Çlirimi i Shqipërisë nga duart e Ramës është emergjencë kombëtare”, përfundoi Shehu.
sherefedin shehu 27 prill

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.