Janë ndaluar sot në Kakavijë gjashtë klandestinë nga Afganistani, ndërsa në pranga kanë rënë tre udhërrëfyesit e tyre shqiptarë. Ndalimi i tyre u bë nga Policia Kufitare e Kakavijës, gjatë patrullimit në kufirin jeshil. Klandestinë u pikasën nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur “Liqenet e Peshkëpisë”. Mësohet se ata kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.
Ata u ndaluan dhe shoqëruan në polici, nga ku pas verifikimeve, mësohet se nga 8 persona që ishin gjithsej, 6 ishin shtetas nga Afganistani dhe 2 shqiptarë, të cilët po i shoqëronin dhe i ndihmonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.
Policia bëri arrestimin e Florjan Latifaj, 25 vjeç dhe Veli Bejaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet paraprake rezultoi se Latifaj dhe Veli Bejaj, i ka dërguar Marsel Ajdini për të marrë klandestinët në tokën greke, te stacioni i autobusit dhe për ti sjellë në tokën shqiptare, kundrejt një pagese prej 100 euro për person. Nga aty 31- vjeçari Marsel Ajdini nga Gjirokastra, do të bënte transportimin e klandestinëve në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës 2500 euro për person.
Tre shqiptarët u vunë në pranga nën akuzën e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/