Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëzimi i helikopterit, ministria e Mbrojtjes mbyll hetimin e saj, por nuk përcakton shkakun

28/04/2016
Rrëzimi i helikopterit, ministria e Mbrojtjes mbyll hetimin e saj, por nuk përcakton shkakun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Mbrojtjes përfundoi hetimin administrativ për rrëzimin e helikopterit nëe fillim tëe muajit prill nëe liqenin e Shkodrës.
Burime pranë ministrisë, thanë se pas mbledhjes së të gjitha provave, doli se planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të helikopterit është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Sipas konkluzioneve, Baza Ajrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.
Por, ministria e Mbrojtjes në këtë hetim të saj, duket nuk ka pasur qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së helikopterit, i cili i përket një tjetër hetimi, me ekspertë edhe nga ekspertë të kompanisë së prodhimit të helikopterëve.
Gjatë gjithë veprimtarisë së tij dyjavore, grupi i punës është asistuar nga eksperte amerikane te specializuar për aksidente ajrore.
Dy pilotë të Forcave të Armatosura humbën jetën dhe një ushtar profesionist mbeti i plagosur, pasi helikopteri ra në liqenin e Shkodrës. Përplasja me ujin ishte fatale për Kapitenin Florian Deliaj dhe togerin Donald Hoxha, ndërkohë që i plagosur mbeti ushtari Gerald Baramuça.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes


nmmMbyllet hetimi administrativ i urdhëruar nga Ministri i Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145, të ndodhur në datën 6 prill 2016. Ministri i Mbrojtjes në përputhje me kompetencat që i njeh legjislacioni në fuqi, në datën 7.04.2016 urdhëroi ngritjen e grupit të punës për hetimin administrativ me objekt, “Rrëzimi i Helikopterit EC-145” më datën 6 prill 2016 me afat përfundimtar të mbylljes së hetimit administrativ, datën 22 prill 2016.
Grupi i punës, gjatë procesit hetimor administrativ, mblodhi të gjitha provat shkresore dhe jo shkresore, dëgjoi dëshmitarët, palët e interesuara dhe në dijeni të ngjarjes, verifikoi në vend provat, në praninë e Prokurorisë të rrethit Shkodër këqyri vendin e ngjarjes, thirri, dëgjoi ekspertë të brendshëm dhe të huaj, si dhe krahasoi dhe analizoi provat e marra.
Në përfundim të këtij hetimi administrativ, grupi i punës doli në përfundimin se: planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Forca Ajrore, Baza Ajrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.
Ministria e Mbrojtjes falënderon Prokurorinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në këtë hetim administrativ si dhe institucione të tjera me të cilat kemi bashkëpunuar. Gjithashtu falënderon ekspertët amerikanë dhe Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, për asistencën e ofruar prej tyre.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.