Arkitekti italian: Do vij dhe do të lidhem me zinxhir që të...

Arkitekti italian: Do vij dhe do të lidhem me zinxhir që të mos ndërtohet “Arena Kombëtare”

70
0
Shares

Arkitekti italian Paolo di Nardo ka dhënë një deklaratë të fortë kundër stadiumit të ri “Arena Kombëtare”,  projekt që pritet të ndërtohet në Tiranë.
“Do vij dhe do lidhem me zinxhir që të mos ndërtohet Arena Kombëtare”.
Këtë deklaratë të fort të arkitektit e ka bërë publik arkitekti Artan Raça në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News.
“Në ‘Facebook’,  pashë një ndërhyrje interesante, të një prej kolegëve të Marca Casamoneti, Paulo Di Nardo. ‘Do organizoj një çartë, që të lidhemi me zinxhirë te stadiumi i Bosios’. Sensibiliteti i tyre na bën që të mendojmë një gjë. Të shkatërrojmë dhe të ndërtojmë, por jo kjo. Nuk është vendi i duhur. Kam një propozim, që Këshillit bashkiak i Tiranës ti vënë emrin e Bozios, Basinit një sheshi, sepse do të ishte një nderim për këta njerëz që na kanë lënë këtë qytet. Të ruhet ky Monument, atij sheshi ‘Italia’ ti vëmë emrin e Bosios”, u shpreh Raça.
Sipas Raçës, projekti i propozuar për stadiumin e ri nuk duhet të realizohet aty ku sot qëndron “Qemal Stafa”, pasi kjo do të shkatërronte jo vetëm sheshet “Italia” dhe “Nënë Tereza”, por të gjithë qendrën e kryeqytetit.
Arkitekti theksoi se nëse do të hapet një konkurs, do ketë dhjetëra propozime për ta rikthyer stadiumin “Qemal Stafa” në qendër multifunksionale, por duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY