Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMITË/ Nën e bijë mohojnë akuzat: Nuk kemi mashtruar por na “sabotuan” kanadezët

29/04/2016
DËSHMITË/ Nën e bijë mohojnë akuzat: Nuk kemi mashtruar por na “sabotuan” kanadezët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Luli Makashi e akuzuar për ngritjen e skemës  së mashtrimit me vizat kanadeze në Tiranë, është lënë në burg nga gjykata. Ndërsa Adeila, e bija e Lules ishte thjesht punonjëse në agjencinë e ngritur nga e ëma, dhe nuk firmoste askund, është lënë e lirë nga gjykata ditën e sotme, duke marrë “detyrim paraqitje”.
Për të njëjtën akuzë në burg u la dhe bashkëpunëtori i Luli Makashit, Klevis Rreshka.
Sipas Prokurorisë, Rreshka kishte pranuar blerjen e agjencisë së bashku me borxhet, por edhe kjo dyshohet si një skemë mashtrimi. 26 persona kallëzuan Makashin në prokurori pasi kishin paguar deri në 20 mijë dollarë për të siguruar  një vizë kanadeze.

Mohojnë akuzat
Lule dhe Adeila Makashi, nënë e bijë të arrestuara pas kallëzimit penal të disa personave të mashtruar se do punësoheshin në Kanada dhe kanë paguar shuma të konsiderushme por nuk kanë përfituar asgjë, mohojnë akuzat e mashtrimit ngritur nga prokuroria mbi to.
Dy të ndaluarat janë mbrojtur para togave të zeza me argumentin se problemi me refuzimin e vizave vinte nga Kanadaja dhe jo agjencia që ato kishin ngritur.
Për këtë arsye nënë e bijë kanë udhëtuar drejt këtij vendi për të zgjidhur këtë problem. Por sapo kanë mbërritur në Montreal ato janë kthyer nga autoritet e këtij vendi duke ia dorëzuar Interpol Romës. Nga ky qytet ato janë sjellë në Rinas.

Dëshmia e nënës
Lule Makashi ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Në gjykatë ajo ka deklaruar sot se gjithçka që ka bërë e ka pasur të ligjshme dhe se përmes agjencisë së saj ka punësuar shumë persona të tjerë në vende të ndryshme, por me Kanadanë ka pasur disa probleme që kanë lindur që në vitin 2015 dhe ndaj kishte shkuar bashkë me të bijën pak ditë më parë, ku edhe u ndalua për tu deportuar më pas në Tiranë.
“Unë nuk kam mashtruar asnjë person,me të gjithë është bërë një kontratë civile para noterit me të drejta dhe detyrime, pagesat qytetarët e interesuar për viza dhe punësim i kanë bërë me bankë. Ndalur te problemet me personat që më kanë kallëzuar, ju sqaroj se si agjenci na janë krijuar probleme vetëm me kontratat me Kanadanë prej Mars 2015 ndërsa me shtete të tjera kemi punësuar normalisht shqiptar. Kjo ishte dhe arsyeja e udhëtimit në Kanada për të zgjidhur problemet me partnerët dhe jo për tu fshehur” ka thënë Lule Makashi sot në gjyq ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.