FATOS LUBONJA/ Shpejt do të djegin zyrën e Ramës

FATOS LUBONJA/ Shpejt do të djegin zyrën e Ramës

77
0
Shares

Me sjelljen e sotme kryeministri tregoi se partneriteti publik privat eshte per te penguar transparencen ndaj shoqerise civile dhe te ashtequajtuarat prezantime jane vetem propaganda mediatike per te mos lejuar nje debat te shendetshem dhe te plote mbi efektet negative qe shkakton ky projekt per qytetaret e Tiranes.  Me pretekstin per te ndertuar nje stadium me standarte europiane qeveria eshte duke perkeqesuar standartin urban te qytetit.

U ftuam si publik per prezantimin e nje projekti si stadiumi kombetar. Cuditerisht ky takim u organizuar ne ambjentet e nje privati (klient i tenderave te kryeministrit)  dhe jo ne nje ambjent publik. Cudia smbaron ketu.  Rojet e ketij privati ndalojne me dhume hyrjen ne salle te atyre qe Kryeministri i ka ne liste si kritike te projektit. Ne salle hyjne vetem yesmenet e tij. 
Dhe e gjithe shfaqja transmetohet live si paraqitje para publikut e projektit.
Kjo eshte per mua zhveshja krejtesisht e maskes. Treguesi se ne cafare shkalle shteti eshte kapur nga privatet te cilet ne bashkepunim me maskat e tyre si Kryeministri e sherbetoret e tij grabisin publikun dhe rrahin apo ndalojne sa here tendojne te mbrojne pronen publike qe po u grabitet. Perdorimi i policeve private per te bere akte te tilla nderkohe qe projekti eshte kryer ne kundershtim edhe me ligjet ne fuqi tregon se shteti yne funksionon si organizate kriminale.
E gjitha kjo qe ndodhi e tejkalon shume ceshtjen e nje projekt stadiumi.
Dhe meqe eshte folur shume per Wemblin si shembull i nje statiumi historik qe prishet duke na krahasuar me britniket po ju them se po te ishte vepruar keshtu sic veproi sot ky Kryeminister ne Londer sot do te ishte djegur nga londinezet selia nr. 10 ne Downing Street, jo thjesht per te mbrojtur nje stadium, por per te mbrojtur demokracine, lirine dhe dinjitetin qytetar… 

(Marrë nga Lapsi.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY