Makinat e “Google Street View” kanë nisur punën për fotografimin e rrugëve të Shqipërisë. Këtë fotografimi e kanë nisur në rrugët e Tiranës dhe do të vijojë nëpër qytete të tjera.
Ky shërbim ka si qëllim përmirësimin e shërbimit “Street View”, (Pamje e rrugëve), një hartë e kompanisë që mundëson eksplorimin e çdo vendi nga kompjuteri.
Për më se 8 javë makinat e “Google” do të udhëtojnë për fotografimin 360° të qyteteve më të mëdha të Shqipërisë dhe disa prej zonave turistike dhe historike në vend.
“Street View” u prezantua në vitin 2007 dhe ofrohet në 76 shtete të ndryshme të botës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/