Fejzi dhe Resmije Zeqaj dy prindërit e 41-vjeçari të ekzekutuar me 16 Mars në zonën e ish-Bllokut, i kanë dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik ku kërkojnë ndihmën e tyre për zbardhjen e vrasjes, raporton TV “Klan”.
Ata tregojnë se konfliktet, djali i tyre i ka pasur vetëm me ish-gruan dhe njerëzit e saj.
Sipas tyre divorci mes Ajetit dhe Leonorës erdhi për mos përputhje të besimit fetar.
Ajet Zeqaj u ekzekutua me silenciator në oborrin e pallatit të banesës së motrës së tij nga një person ende i paidentifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/