Arma e sekuestruar
Një tentativë vjedhje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Kuçovës.
Ngjarja e cila ka pasur edhe një të plagosur, ka ndodhur rreth orës 18.00 në lagjen “11 Janari”.
Nga të dhënat parapake mësohet se dy autorë të dyshuar, të armatosur dhe me maska,, kanë hyrë në një banesë me qëllim grabitjen e saj. Familjarët kanë pikasur grabitësit dhe kanë qenë kryefamiljari me inicialet F. Sh., dhe i biri, të cilët edhe janë përleshur fizikisht.
Në rrethana ende të paqarta, mësohet se nga kjo përleshje ka mbetur i plagosur i zoti i shtëpisë F. Sh.
Policia e cila pa njoftimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka prangosur grabitësit e dyshuar, Ismet Kumria dhe Artur Polovina, ndërsa ka dërguar për ndihmë mjekësore të plagosurin në spital.
Në gjendje të lirë mësohet se po ndiqet djali i shtëpisë A. Sh., 23 vjeç. Po ashtu mësohet se u sekuestrua edhe një armë zjarri, tip automatik, dy krehra me fishekë si dhe një varëse floriri.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banën e shtetasit Artur Polovina u konstatua se në serën në pronësi të tij iu gjetën të kultivuara 207 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa me një lartësi 120-160 cm të larta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”në ngarkim të shtetasit Ismet Kumria, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Artur Polovina dhe për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” në ngarkim të shtetasit A. Sh., parashikuar nga nenet 140, 22, 25, 88, 88/b, 284 dhe 278 të Kodit Penal.
Maskat e sekuestruara
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/