Ermal Muça, oficeri i policisë
Për vrasjen e mbrëmshme në Tiranë, mësohet se janë shoqëruar në polici 29 persona, ndërsa është arrestuar edhe një person për prishje të vendit të ngjarjes. Këtë e ka konfirmuar Ermal Muça zëvendësdrejtor për Krimet e Rënda në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan”.
Sipas oficerit të policisë i arrestuari është një nga personat që ka qenë i ulur në tavolinën ku u ishte i ulur edhe Elton Çiça, i cili më pas u vra.
Po sipas oficerit Muça, “janë bërë disa veprime nga ana e këtij personi që kanë lëvizur gjëra në vendin e ngjarjes me dashje dhe kanë marrë bashkë me prokurorin një vendim për ta ndalur. Mund të jetë edhe vrasës me pagesë dhe jemi në rrugë goxha të drejtë”.
Një tjetër detaj i publikuar sonte nga oficeri Muça për vrasjen e mbrëmshme te Bar “De Niro”, është edhe fakti që viktima lëvizte me makinë të blinduar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/