DY STANDARDE/ Rama shmangu garën për kryetar, Kryesia e re e PS...

DY STANDARDE/ Rama shmangu garën për kryetar, Kryesia e re e PS vendos kriteret për zgjedhjet e krerëve lokalë

64
0
Shares

Kryesia e re e PS, e zgjedhur nga Asambleja Kombëtare e kësaj partie, zhvilloi mbledhjen e saj të parë sot. Kjo kryesi e drejtuar nga Edi Rama, diskutoi për disa çështje që kanë mbetur ende për t’u zgjidhur.
Pjesë e diskutimit dhe vendimmarrjes së sotme ishte zgjedhja e 61 kryetarëve të degëve të partisë në secilën prej bashkive të reja, në mënyrë që edhe organizimi partiak t’i përshtatet ndarjes së re territoriale e administrative, për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme. Në këto kushte, kryesia përcaktoi kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e rinj për kryetarë. Por, më pas kryetarët do të zgjidhen me votim nga mbledhja e zgjeruar e asamblesë socialiste të secilës bashki. Por, është detyrë e kryesisë së PS-së që të bëjë përzgjedhjen e jo më pak se dy kandidatëve nga listat që këshilli koordinues i çdo qarku i ka dërguar asaj me emrat e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret.
Ndërkohë, vetë kryetari i PS, Edi Rama, e shmangu futjen e tij në një garë për kreun e PS-së.
Një tjetër pikë e rendit të ditës së kryesisë ishte edhe miratimi i kalendarit të festimeve të 25-vjetorit të PS. Në këtë jubile, Rama gjeti rastin sot ti ribashkohen dhe riafrohen PS-së të gjithë kontribuuesit e saj në këto 25 vjet.
Kryesocialisti theksoi gjithashtu se Kryesia e re do të nisë betejën për fitoren e zgjedhjeve të 2017-ës.
Kjo është kryesia e tetë që nga dita e themelimit të Partisë Socialiste. Pjesë e kryesisë së re tashmë nuk do të jenë zërat kritikë Ben Blushi e Mimoza Hafizi, ndërsa dhanë dorëheqjen prej saj deputetët Namik Dokle e Arta Dade.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY