DOKUMENTET/ Sadri Abazi fiton tenderin me ofertë 250 milionë lekë më shumë...

DOKUMENTET/ Sadri Abazi fiton tenderin me ofertë 250 milionë lekë më shumë se konkurrenti

113
0
Shares

“Siç është paralajmëruar në komunikimin e kryetarit Basha, në denoncimin e korrupsionit të oligarkëve të Edi Ramës, po ju sjellim sot fakte të reja. Alko IMPEX e Sadri Abazit, një prej firmave që merr para e tendera në çdo drejtim, ka goditur disa herë në shenjë edhe në Bashkinë Librazhd. Falë ndërhyrjes së Taulantit, që është shumë i afërt me këtë firmë, Alko Impex fiton tenderin për punime infrastrukturore në Librazhd, edhe pse oferta e tij është 250 milionë lekë më e lartë se e konkurrentit tjetër. Fondi limit është 790 milionë lekë. Sadriu bën ofertë me 780 milionë lekë dhe menjëherë shpallet fitues”, ka denoncuar sot deputeti demokrat Liçiano Boçi, ndërsa ka bërë publike edhe disa dokumente.
lb2“Ju mund të shihni në këtë dokument, se një operator tjetër ka ofruar 250 milionë lekë më pak për të njëjtat punime, por është skualifikuar.
Pse?
Sepse nuk ka garë. Nuk ka konkurrencë. Fituesi është i paracaktuar. Merr gjithë fondin limit dhe këto para ndahen mes oligarkëve”, vijoi Boçi.
Për deputetin demokrat korrupsioni është i pranishëm në në çdo degë të qeverisjes.
“Kudo ku ka një fond, në zyrat qendrore të shtetit, apo dhe në bashki jo të mëdha si ajo e Librazhdit, shfaqen oligarkët që zhvatin e plaçkitin.
Kjo është arseja pse qeveritarët dhe oligarkët majmen çdo ditë, shtojnë pasurinë e tyre, ndërsa çdo ditë e më shumë populli zhytet në papunësi, mjerim e varfëri”, përfundoi Luçiano Boçi.

luciano boci, 4 maj 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY