Foto Ilustruese
Kamber Ferati është emri i “shoferit” të Edi Ramës që u arrestua në Greqi.
Lidhur me këtë arrestim ka reaguar Transparenca.al. Një ditë më parë në mediat greke raportuan se një person i arrestuar ka deklaruar se është shoferi i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Personi po hetohet në shtetin fqinj për grabitje.
Reagimi i Transparenca.al
Për artikullin e personit të arrestuar në Greqi:
Në përgjigje të opinionit publik dhe pretendimit të ngritur në artikullin e postuar në disa portale sqarojmë se deklarata e personit të arrestuar në Greqi se ai është shoferi dhe truproja i Kryeministrit Edi Rama është e pavërtetë dhe e pabazë.
Personi në fjalë jo vetëm nuk është shofer apo truprojë i Kryeministrit Edi Rama, por as nuk ka qenë ndonjëherë në ndonjë detyrë apo i njohur i qytetarit Edi Rama.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Greqi, arrestohet për grabitje shoferi i eskortës së Edi Ramës…!
/web/Greqi_arrestohet_per_grabitje_shoferi_i_eskortes_se_Edi_Rames_18340_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/