Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arben Dollapi, debate me Prokurorin Llalla: Transferimi, hakmarrje

05/05/2016
Arben Dollapi, debate me Prokurorin Llalla: Transferimi, hakmarrje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme vendosi dje të transferojë me detyrë në Apelin e Shkodrës ish-drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Dollapaj. Ai ka pasur përplasje direkte me kryeprokurorin Adriatik Llalla që nga viti 2015 e në vazhdim, shkruan gazeta Panorama.

Arben Dollapaj, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorisë, i ka kundërshtuar hapur në disa mbledhje emërimet apo transferimet e prokurorëve, të kryera nga Llalla, me argumentin se kanë qenë sipas interesave personale të kryeprokurorit Llalla, pa u bazuar në ligj. Goditja e parë për prokurorin Dollapaj ndodhi në mars 2016, kur drejtoria gjyqësore që ai drejtonte u shkri papritur me urdhër të kryeprokurorit Llalla.

“Vazhdova të punoj aty ku më transferoi në një drejtori tjetër, por si anëtar i Këshillit kam kundërshtuar me argumente emërimet apo shkarkimet e paligjshme që janë kryer nga prokurori i Përgjithshëm. Pas vendimit të Këshillit për të më transferuar, shpresoj që Presidenti i Republikës të mos e lejojë këtë paligjshmëri”, tha dje prokurori Dollapaj gjatë një komunikimi me gazetën “Panorama”.

Ai u shpreh se si pasojë e qëndrimit kundër emërimeve dhe tansferimeve të paligjshme të prokurorëve, emri i tij është futur në listë për transferim në Shkodër, si një hakmarrje personale nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit, ai ka mbajtur fjalën para kolegëve prokurorë, ku ka thënë se propozimin e Llallës për shkurtimin e organikës dhe transferimin në Shkodër e vlerëson si një hakmarrje, për qëndrimin që ka mbajtur në Këshill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.