Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po shqyrton që në orën 15.00 ankesën e Emiljano Shullazit, për masën e arrestit me burg.
Shullazi pret të lirohet dhe në lidhje me akuzat të procedohet në gjendje të lirë.
Prokuroria ka pasur vështirësi në marrjen e dëshmive nga personat që dyshohet se janë dëmtuar nga Shullazi dhe miqtë e ti. Megjithatë ajo ka deklaruar në të gjitha rastet se ka prova të mjaftueshme për të vijuar procedimin penale në kushtet e burgut.
Shullazi u dërgua pak ditë më parë në Elbasan, ndërsa kushëriri i tij Blerimi te 313-ta. Gilmando Dani, një nga eksponentët e rëndësishëm të grupit të Shullazit u sistemua në burgun e Fushë-Krujës.




