Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur pas rreth një orë seance, të lërë nën masën e sigurisë “arrest në burg” Emiljano Shullazin.
Shullazi i cili nuk ishte vetë prezentë në seancën e sotme, kishte apeluar vendimin e disa ditëve më parë të gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të rënda e cila kishte vendosur të njëjtën masë sigurie.
Pala mbrojtëse kërkoi lirimin e Shullazit, duke i cilësuar akuzat të pa baza.
Emiljano Shullazi u arrestua rreth tre javë më parë, pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për kanosje ndaj kandidatit për rektor Universiteti. Ai akuzohet për “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Po sot pritet të jepet masa e sigurisë edhe për dy bashkëpunëtorët e tjerë të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani.




