Kim Jong Un tejkalon Edi Ramën, mbledh kongresin e partisë pas 36...

Kim Jong Un tejkalon Edi Ramën, mbledh kongresin e partisë pas 36 vjetësh

56
0
Shares

Stërzgjatja e vonesës së mbledhjes së kongresit nga Partia Socialiste e Shqipërisë, deri në 7 vjet, nuk mbete më rast unikal, që të mund të merret shembull edhe nga Franca. Nga Azia e largët, mbërrin lajmi Koreja e Veriut do të mbajë Kongresin e parë të përgjithshëm të Partisë Popullore në 36 vitet e fundit. Nga ky kongres, sikurse edhe nga ai i PS-së, pritet që lideri Kim Jong Un të përforcojë statusin e tij i udhëheqës absolut. Pritet që Kim Jong të rikonfirmojë ambiciet e tij në fushën nukleare me një tjetër test bërthamor, i 5-ti që nga koha kur lideri 33-vjeçar mori pushtetin. Rreth 100 gazetarë të huaj ndodhen në Korenë e Veriut, por Kongresi do të mbahet me dyer të mbyllura.
Koreja e Veriut do të zhvillojë eventin më të rëndësishëm politik në pothuajse 4 dekadat e fundit, ku pritet që lideri Kim Jong Un të përforcojë statusin e tij si udhëheqës absolut.
Kongresi i parë i përgjithshëm i Partisë Popullore në 36 vitet e fundit do të vëzhgohet me mjaft interes, për të kuptuar se çfarë do të vendoset në lidhje me politikat e këtij vendi.
Pritet që Kim Jong të rikonfirmojë ambiciet e tij në fushën nukleare, ku përflitet se ai do të drejtojë së shpejti një tjetër test bërthamor, i 5-ti që nga koha kur lideri 33 vjeçar morri pushtetin.
Mediat ndërkombëtare janë ftuar, por nuk do të lejohen brënda ambjenteve ku do të zhvillohet Kongresi.
Rreth 100 gazetarë të huaj ndodhen në Korenë e Veriut, por deklarojnë se çdo veprim i tyre po monitorohet në mënyrë të detajuar.
Ata po ashtu theksojnë se në vend që ti lejonin në Pallatin e Kulturës ku do të mbahet Kongresi, i dërguan të vizitonin një fabrikë.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë Kongresi, por pritet që Kim Jong Un të shpallë të ashtuquajturën paketë politike “bjongjin”, një reformë që synon rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kapacitetit nuklear.
Po ashtu në këtë Kongres do të zgjidhet edhe Komiteti Qendror i Partisë, që është edhe organi kryesor ekzekutiv, ku parashikimet janë që shumë nga mbështetësit e liderit Kim Jong Un do të shpërblehen me poste të larta drejtuese, një ndër to motra e tij, e cila është diplomuar në Zvicër.
Ky Kongres është i 7-ti në historinë e Partisë Popullore, dhe i pari që nga viti 1980.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY