Elvis Roshit “i rikthehet” kujtesa, tregon pse u dëbua nga Gjermania

Elvis Roshit “i rikthehet” kujtesa, tregon pse u dëbua nga Gjermania

72
0
Shares

Elvis Roshit, kryetarit të bashkisë së kavajas i është “rikthyer” kujtesa dhe ka rrëfyer arsyen e ndalimit, hetimit dhe dëbimit nga Gjermania. Ai thotë se në Gjermani ka shkuar me vizë turistike në vitet për të punuar por është ndaluar dhe dëbuar nga autoritetet gjermane për shkak se nuk kishte dokumente.
Ai sqaron se nuk ka shkruar arsyet e ndalimit pasi ka nuk mban mend detajet e çështjes dhe se do donte të ishte i qartë në çdo përcaktim. Ai pohon më tej se avokatët e tij po zbardhin të gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit, të cilat do t’i vihen në dispozicion sa më parë publikut.

Deklarata e plotë e Elvis Roshit
“Duke qenë se disa pjesë të deklarimit tim për pastërtinë e figurës janë botuar sot në disa media pranë Partisë Demokratike, dëshiroj të sqaroj sa më poshtë:
Si për shumë-shumë shqiptarë të tjerë, vitet ‘90 kane qenë vite tejet të vështira nga ana ekonomike. Shumë prej nesh i janë drejtuar emigracionit për të pasur mundësi më të mira për vete dhe për familjet tona. Por, sigurisht që të punoje me leje të ligjshme në vendet e Bashkimit Europian nuk ishte e lehtë, thuajse e pamundur. Historitë e shqiptarëve që arrinin të merrnin një vizë turistike vetëm e vetëm për të hyrë në Gjermani e Itali e më pas punonin ilegalisht jashtë afateve ligjore të vizës janë të panumërta. Sikundër janë të shumta rastet kur shqiptarë të dëshpëruar në kërkim të një pune në perëndim harxhonin të gjitha kursimet e tyre për të blerë një dokument apo një vizë të falsifikuar. Kjo është edhe historia ime, njësoj si historia e qindra e qindra shqiptarëve të tjerë. Unë jam ndaluar në Gjermani nga autoritetet vendase dhe më pas jam dëbuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qenë emigrant pa letra. Kam shkruar në deklaratë se nuk më kujtohen detajet e çështjes pasi dua të jem i saktë në çdo përcaktim. Të gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe dëbimit tim janë duke u zbardhur nga avokatët e mi dhe do u vihen në dispozicion publikut dhe institucioneve shtetërore sa më parë të jetë e mundur. Por një gjë është e sigurt: Unë nuk jam subjekt i asnjë krimi që parashikon ligji i dekriminalizimit dhe nuk doja që Sali Berisha dhe partia e tij të kërkonin largimin tim nga politika për pasaktësi deklarimi.

Ndërkohë më herët, pas edhe publikimit në media të formularit ët vetëdekalrimit ët Elvis Roshit, ka reaguar edhe PD.
Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji u shpreh se, “Formulari i vetëdeklarimit i kryetarit të bashkisë së Kavajës, Evlis Roshi, i publikuar nga media, tregon një përpjekje të re për të mbrojtur krimin dhe inkriminimin. I shpallur nga Edi Rama si model për t’u marrë shembull nga të tjerët, Roshi ka pasur në të kaluarën probleme të rënda me drejtësinë. Ai po mundohet ti fshehë ato duke mos dhënë arsyet pse është dëbuar nga gjermania.
Një provë që konfirmon qëndrimet dhe denoncimet e Partisë Demokratike dhe të ambasadorit amerikan për kandidimet e kriminelëve në zgjedhje.
Përgjigja që ka dhënë ai për problemet që ka pasur me drejtësinë në vendet e europës, e tipit; Nuk më kujtohet, është përpjekje për ti shpëtuar lakut të ligjit dhe dekriminalizimit. Një sfidim, që Roshit ia ka mësuar shefi i tij Rama, personi që ka kundërshtuar më shumë se askush tjetër këtë reformë që do të pastrojë politikën, zyrat publike dhe parlamentin nga kriminelët, banditët dhe trafikantët me të cilët ai erdhi në pushtet, me të cilët po sundon vendin.
Ligji tashmë është në fuqi, afati i vetëdaklarimit ka kaluar. Ligji është i qartë dhe i detajuar, dhe nuk varet nga dëshirat e humori i Edi Ramës e roshëve të tij.
Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgojë menjëherë në prokurori formularin e Roshit, pasi fshehja e të dhënave është një vepër penale më vete që do të mjaftonte për ndërprerjen e mandatit të Roshit. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë dhe organeve që ligji ngarkon me zbatimin e tij, që të nisin menjëherë nga puna. Zbatimi i menjëhershëm i ligjit me siguri se do të sjellë dhe kujtesën e humbur të roshëve dhe  banditëve të Edi Ramës, do të heqë pushtetin nga kriminelët për t’ia dhënë qytetarëve”.

ervin salianji, 8 maj 2016

 
Për më shumë mund të lexoni edhe …

FORMULARI DEKRIMINALIZIMIT/ Elvis Roshi, i arrestuar, i hetuar, i dëbuar nga Gejrmania…, por nuk mban mend…
/web/FORMULARI_DEKRIMINALIZIMIT_Elvis_Roshi_i_arrestuar_i_hetuar_i_debuar_nga_Gejrmania_por_nuk_mban_mend_18575_1.php
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY