Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HETIMET/ Gjergj Bojaxhi dyshohet se financoi fushatën me paratë e “pista” të “Everest Oil”

08/05/2016
HETIMET/ Gjergj Bojaxhi dyshohet se financoi fushatën me paratë e “pista” të “Everest Oil”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hetimet për Gjergj Bojaxhi, i cili dyshohet nga policia se ka pastruar miliona dollarë nëpërmjet kompanisë së tij të naftës “Everest Oil” do të shtrihen edhe në financimin e fushatës.
Dyshohet se ish-zëvendësministri i ekonomisë dhe ish drejtori i KESH dhe INUK, ka financuar fushatën e tij për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhje e lokale të 2015 me paratë e kompanisë “Everest Oil”.
Në listën e emrave që ka financuar fushatën e Bojaxhit është dhe Misela Dervishi.
Në vitin 2014, pak muaj përpara se të shpallet kandidaturën e tij për të drejtuar bashkinë e Tiranë, Bojaxhi e ka emëruar Dervishin si përfaqësuese të posaçme dhe i jep të drejtë për të kryer transferta nga të gjitha llogaritë e “Everest Oil” sh. a., pranë një banke të nivelit të dytë. Gjithashtu, përfaqësuesja ka të drejtë të nënshkruajë çdo lloj dokumenti që nevojitet apo do t’i kërkohet, për kryerjen e çdo veprimi, për realizimin e të drejtave të dhëna, sipas autorizimit në përmbajtje të kësaj prokure.
Por emri i Dervishit ndodhet në listën e personave që financuan fushatën e Bojaxhiu në qershor të vitit të kaluar.
Kjo dyshohet të jetë një ndër skemat që Bojaxhi ka përdorur për të futur një pjesë të parave të “Everest Oil” në fushatën e tij.
Një tjetër fakt është delegimi i transfertave bankare nga Bojaxhi te Misela Dervishi, pasi Bojaxhi kishte kryer thuajse 26 milionë euro transferta në llogaritë e “Everest Oil” nga viti 2012.
Këto transferta janë pjesë e hetimit të prokurorisë.
“Everest Oil” u regjistrua në vitin 2012, por në pak muaj qarkulloi 29 milion dollarë.
Nën verifikim nga prokuroria është edhe lëvizja e vjehrrës së Bojaxhiut, Lumturi Hasmataj që ishte aksionere “Everest Oil” dhe i shiti aksionet vetëm per 26 mijë euro, ndërkohë që vetëm nga shpërndarja e fitimit të kompanisë për vitin 2014 ajo ka përfituar 430 mijë euro, çka për policinë konsiderohet një veprim i dyshimte i lidhur me zinxhirin e skemës se pastrimit të parave. /klan.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.