Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Kola, fajtori i papunësisë!

09/05/2016
ARTAN FUGA/ Kola, fajtori i papunësisë!
Share on FacebookShare on Whatsapp
artan fuga, vogel

Artan Fuga

Kola është miku im prej 20 vjetësh. Rreth të dyzetave. I qeshur, gjithmonë i afruar, i mirësjellë.
I ardhur nga zonat e malësisë qysh i vogël, është prind i tre fëmijëve për të cilët është gati të flijohet.
Herë pas here më tregon duke pirë ndonjë birrë pjesë nga jeta e tij. Sa herë kam nevojë për dorën e tij të fortë më vjen në ndihmë. Shpesh edhe më jep këshilla për t’u orientuar në lagjen tonë të përbashkët.
Më tregon se çdo ditë numëron paret në një bankë private. E ku do të gjejë banka më të ndershëm dhe të saktë sesa Kola, miku im! E fusin në bodrum dhe aty stivon paratë, lidh dengjet pasi i ka numëruar. Mbyllur aty punon si kompjuter.
“Jam edhe rrobaqepës” – më tha një ditë duke buzëqeshur si engjëll!
“Ç’a thua Kolë???” – e pyes.
“Po, po, ja punoj nja katër orë në ditë në kohën e drekës për të prerë copat sipas profileve prej kartoni që më japin te ajo ndërtesa aty. Vetëm kaq di të bëj, nuk se jam ndonjë rrobaqepës me nam, jo!”.
“Po pastaj?”  – e pyes shoqërisht.
“E po ja, darkave jam roje nate te ai hoteli në fund të rrugicës. Është mirë sepse gjysmën e kohës, mbyll pak sytë, aty nga ora 2 deri në 5 të mëngjesit. Se pastaj sapo ngrihem, merrem me parkingun përballë ku njerëzit vijnë e kërkojnë veturat e lëna në darkë”.
“Uau, Kolë, edhe bankier, edhe rrobaqepës, edhe roje, edhe menaxher parkingu!!!”.
“Ç’a të bash o profesor Fuga, o flori, më thotë duke qeshur te klubi i rrugicës pasi pimë një birrë.
Kohë e vështirë, duhet me jetu, thotë”.
“O Kolë, o gjigant, po tjetër?” – e pyes unë.
“Hiç, ja të shtunave shkoj në Elbasan sepse vazhdoj masterin për mësuesi, e kam ëndërr të bëhem mësues i ciklit të ulët”, më thotë pak si me turp.
Njeh gjithçka, të gjitha njësitë e shitjes, burim informacioni për çdo gjë, por këtë e jep falas, për miqtë. Por, si zyrë informacioni është perfekt. Kurrë nuk ka informacione të pasakta. Mund të fitonte lekë edhe andej.
Një ditë i thashë: “Nga sa numëroj o Kolë, o mik i dashur, o shembull, ti në lagjen tonë le një 8 vetë pa punë. Ti ke tharë tregun e punës sepse të gjitha punët në lagje ti i bën dot. Ndofta ende jo mjek i ambulancës, por të tjerat të gjitha, shitës, roje, rrobaqepës, menaxher urban, je nderi i lagjes” – i them.
Të jep edhe numrin e telefonit nëse ke nevojë 24 orë për të.
I lumtur që e kam mik.
Kola buzëqesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.