Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Prokuroria e Kavajës zbardh përgjegjësitë e krerëve të ARRSH, për të cilët ka urdhëruar ndalimin

12/05/2016
DETAJE/ Prokuroria e Kavajës zbardh përgjegjësitë e krerëve të ARRSH, për të cilët ka urdhëruar ndalimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Kavajës ka dhënë detaje, lidhur me urdhrin e ndalimit të dy zyrtarëve të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Sipas Prokurorisë së Kavajës, mësohet se dy zyrtarët dyshohen për konsumimin e elementëve të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Prokuroria sqaron se urdhëroi ndalimin e Drejtorit Rajonal të ARRSH-Tiranë, Bib Gjomakaj, si edhe Drejtorit të Drejtorisë Juridike të ARRSH, Dritan Fejzo, në vijim të hetimeve të nisura kryesish pas një aksidenti të ndodhur pasditen e së dielës (08. 05. 2016) në aksin rrugor Qerret-Plepa, në Kavajë. Në këtë aksident rrugor humbën jetën dy fëmijë, të cilët ishin në një automjet të drejtuar nga nëna e tyre. Urdhri i Prokurorisë së Kavajës është zbatuar pasditen e së Enjtes (datë 12. 05. 2016).
Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Kavajës dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla, nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë.
Sipas Prokurorisë së Kavajës, në bazë të dokumentacionit të administruar deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se, aksidenti ka ndodhur ne rrethanat e humbjes se vëmendjes se drejtueses se automjetit, duke kaluar me pas ne hapësirën mes guardarelave (mbrojtësit anësor të karaxhatës) dhe më pas është përplasur me fillimin e guardrelës, e cila vazhdon përgjatë aksit rrugor.
Nga akti ekspertimit autoteknik, ndër të tjera, konkludohet se, lëvizja e automjetit të aksidentuar do të ishte në rrethana të tjera, nëse hapësira e ndërprerë e guardrelave do të ekzistonte e përfunduar, pra e plotësuar, duke bërë që forca goditëse e automjetit të amortizohej.
Në vijim të hetimeve, nga ana e Prokurorisë së Kavajës është marrë praktika e ndërtimit të rrugës, për të përcaktuar arsyen se përse rruga ishte e ndërprerë në mënyrë të tillë.
Nga praktika dokumentare rezulton se hapësira ndërmjet guardarelave është pranë një pike karburanti. Kjo e fundit, gjatë ndërtimit të rrugës në vitin 2011, ka aplikuar disa herë tek Autoriteti Rrugor për t’i krijuar hapësirë që mjetet të hynin e dilnin nga rruga kryesore në pikën e furnizimit të karburantit.
Kjo kërkesë nuk është miratuar dhe administrator i kompanisë që administronte pikën e karburantit ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative, e cila fillimisht kishte vendosur edhe masën e sigurimit të padisë, në bazë të të cilës autoriteti rrugor duhet të lejonte hapësirën e kërkuar nga shoqëria private deri në përfundim të procesit gjyqësor. Më pas, gjykata Administrative e Shkallës së Parë, i ka dhënë të drejtë padisë së pikës së karburantit në përfundim të procesit të gjykimit në themel.
ARRSH e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila ka pushuar padinë e kompanisë, duke rrëzuar njëkohësisht edhe vendimin e shkallës së parë. Në bazë të këtij vendimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të vijonte procedurat për mbylljen e hapësirës ndërmjet guardarelave, si edhe për të marrë masat për sigurinë rrugore në atë pjesë të rrugës, e cila ishte objekt shqyrtimi gjyqësor.
Vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ është marrë në vitin 2014 dhe deri në ditën e aksidentit tragjik të datës 08. 05. 2016, nuk janë marrë masat përkatëse si për plotësimin e hapësirës ndërmjet guardarelave, ashtu edhe për rritjen e sigurisë rrugore në këtë pjesë të aksit rrugor.
Për Prokurorinë e Kavajës, përgjegjës për mungesën e masave kanë drejtori juridik i ARRSH-së, Fejzo, si edhe Drejtori Rajonal i ARRSH-Tiranë, Gjomakaj. Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se drejtori Juridik nuk ka marrë masat për të vënë në zbatim vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ. Ndërsa Drejtori Rajonal Tiranë nuk ka marrë masat për vendosur sinjalistikën dhe rritjen e cilësisë rrugore në vendin e ngjarjes së rëndë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

EMRAT/ Aksidentimi i dy fëmijëve në Golem, prokuroria urdhër ndalimi për dy zyrtarë
/web/EMRAT_Aksidentimi_i_dy_femijeve_ne_Golem_prokuroria_urdher_ndalimi_per_dy_zyrtare_18822_1.php

Si edhe …

FOTO LAJM/ Ja kush janë dy zyrtarët e ARRSH për të cilët është kërkuar ndalimi
/web/FOTO_LAJM_Ja_kush_jane_dy_zyrtaret_e_ARRSH_per_te_cilet_eshte_kerkuar_ndalimi_18823_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.