Koalicioni i djathtë, njëzëri pro votimit dhe numërimit elektronik

Koalicioni i djathtë, njëzëri pro votimit dhe numërimit elektronik

55
0
Shares

Koalicioni i djathtë, opozitar, është shprehur sot njëzëri, pro votimit dhe numërimit elektronik.
Këtë e bëri të ditur në një prononcimi për mediat, nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pas tryezës me partitë aleate
“Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta që po bëjmë për hartimin e një platforme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tryeza e koalicionit të partive të djathta sot diskutoi rreth sistemit të votimit dhe numërimit dhe arritëm në konkluzionin e përbashkët për të mbështetur praktikën e votimit dhe numërimit elektronik, votimin biometrik dhe numërimin elektronik. Në tryezat e ardhshme të koalicionit do të vazhdojmë me çështje të tjera të cilat përfshijnë sistemin zgjedhor, financimin e partive politike, marrëdhëniet me mediat, depolitizimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe çështje të tjera të cilat janë me interes për të gjithë partitë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, u shpreh Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY