Koordinatorët e PS, Kodheli e Çuçi “nën kontroll” Kokëdhimën, Veliaj i...

Koordinatorët e PS, Kodheli e Çuçi “nën kontroll” Kokëdhimën, Veliaj i merr Tahirit Tiranën

49
0
Shares

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë një ndarje të re të punëve të kryesisë, duke deleguar anëtarët e saj në bashkitë kryesore të vendit. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, bie në sy delegimi i disa anëtarëve të saj si ndihmës të koordinatorëve aktualë që mbulojnë punën organizative në rajone.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, do të mbulojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të PS-së së Bashkisë së Vlorës, duke dubluar koordinatorin Koço Kokëdhima, i cili aktualisht mban pozicionin e sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin. Kokëdhima është emëruar koordinator për qarqet Vlorë-Gjirokastër, ku ndoqi nga afër zgjedhjet në organizatat socialiste, por dhe të delegatëve të kongresit. Por duket se me ndarjen e re, Kokëdhima është dubluar edhe në Gjirokastër, për të ndjekur procesin e zgjedhjeve për kryetarin e PS-së në bashki.
Kjo zhvendosje vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën. Kryesia ka deleguar në Gjirokastër ministrin e pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.
Një burim i kryesisë i tha gazetës “Panorama” se delegimet e reja kanë të bëjnë me shpejtimin e procesit të zgjedhjeve për kreun e PS-së në 61 bashkitë e reja, ndërsa ky delegim do të jetë i përkohshëm vetëm për këtë proces.
dkNë Tiranë është deleguar Pandeli Majko dhe Erion Veliaj, kurse në Durrës është deleguar Vangjush Dako. Ndihmës në këtë fushatë zgjedhore, e cila duhet të përmbyllet deri në 22 maj, janë vënë edhe Erion Braçe për Bashkinë e Lushnjës, Ilir Beqaj për Bashkinë e Kukësit, Damian Gjiknuri për Bashkinë e Dibrës, Arben Ahmetaj për Bashkinë e Beratit dhe Armando Subashi për Bashkinë e Fierit.
Një vit më parë, kryetari i PS-së emëroi koordinator për rajonin e jugut, për qarqet Vlorë- Gjirokastër, deputetin Koço Kokëdhima, ministri Saimir Tahiri koordinator i rajonit Tiranë- Durrës, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, koordinator i rajonit Elbasan-Korçë.
Për rajonin e qarqeve Fier dhe Berat, koordinator u emërua ministri Blendi Klosi, Lindita Nikolla koordinatore e rajonit Lezhë-Dibër, ndërsa Ditmir Bushati koordinator në qarqet Shkodër dhe Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY