INTERVISTA/ Musa Ulqini: Ja si ndryshoi demokracia në PS midis kohëve “Nano”...

INTERVISTA/ Musa Ulqini: Ja si ndryshoi demokracia në PS midis kohëve “Nano” dhe “Rama”

88
0
Shares

6 herë deputet, 14 vjet kryetar I PS-së së Tiranës, ish-ministër i Informacionit dhe i sapozgjedhur sekretar për Burimet Njerëzore në PS dhe aleatët, Musa Ulqini ka thyer heshtjen e gjatë. Ai ka zgjedhur emisionin “Debati” në “Channel One” TV, të gazetarit Roland Qafoku të rrëfejë se si Rama i kërkoi falje që e la jashtë listës për deputet në vitin 2009 dhe se si e ftoi sërish në vitin 2013. Por dhe çfarë mendon ai për qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në PS nën drejtimin e Edi Ramës dhe nën drejtimin e Fatos Nanos. Më poshtë është një pjesë e intervistës dhënë dje gjatë emisionit debate në “Channl One” TV.

Çfarë ju bëri të riktheheshit në PS? Kush ju kontaktoi, si e morët vendimin për rikthim?
Ai që më largoi edhe më kontaktoi. Bëri një gjest të rrallë për natyrën e tij.

Zoti Rama?
Po, po. Zoti Rama. Më ftoi, më kërkoi të isha pjesë e Rilindjes. Unë nuk kisha asnjë arsye për të refuzuar. Më çoi në një zonë që nuk e kisha menduar se mund të kandidoja, në zonën e Dumresë dhe unë pranova me kënaqësi.

A ju kërkoi ndjesë?
Atë e ka bërë që në takimin e parë, tha se ishte diçka që mund të mos kishte ndodhur, më ka thënë më fal. Unë Ramën e kam mbështetur fuqishëm kur kandidoi për herë të parë si kryetar bashkie të Tiranës. Kam vlerësuar tek ai iniciativën për të ndryshuar gjëra që dukeshin të pandryshueshme. Ai ma ka kthyer këtë mbështetje. Kemi pasur partneritet dhe marrëdhënie serioze, nuk kishte në mes interesa, përveç interesave politikë. Ai ka dalë publikisht dhe ka përmendur emrin tim për kontribute. Unë nuk kam lindur deputet, e kam pasur si sfidë personale. Dukej sikur unë dija vetëm të drejtoja PS në kryeqytet, dhe në 4 vjet unë provova që mund të bëja shumë gjëra të tjera. Edhe në familje ka raste kur nuk flet me familjarët, pro familja politike quhet e tillë, sepse i ngjan familjes.

Ka qenë më e lehtë të punoni kur drejtues i PS ishte Nano, apo tani që është Rama? Cili është ndryshimi mes tyre?
Zoti Nano është më shumë sesa një emër, partitë politike kanë të drejtë të reflektojnë. Në kuadër të 25 vjetorit PS kërkon të nderojë dhe respektojë të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e kësaj partie. Unë mendoj që kjo që po ndodh në PS dhe riorganizimi tërësor i PS është një gjë jashtëzakonisht e mirë, unë jam entuziast për këtë. PS ka lënë gjurmë të thella sepse është promotore e reformave.

Po si ka mundësi zoti Ulqini, pasi e latë jashtë PS-së Fatos Nanon, as emir nuk iu zu në gojë. Dhe tani që e keni të sigurt që ai nuk mund të rikthehet më e ftoni në 25 vjetor? A është fajtore kjo PS që në 20 vjetor as ftesë nuk kishte Nano?
Ky është mendimi juaj.

Po, po imi është, natyrisht se unë fola…
Por sipas meje nuk është ashtu.

Ka ardhur më shumë PS rreth formës së Ramës, apo e kundërta?
Të dyja palët rreth njëra-tjetrës.

Por Rama nuk pranoi të garonte me rivalin e tij. U ndalua gara…?
Ky është debat i tejkaluar në PS. PS ka bërë ndryshim të jashtëzakonshëm në individë, në struktura.

A është më demokratike sot apo në kohën kur drejtohej nga Nano?
Janë kohë të ndryshme, nuk duhen krahasuar. PS funksionon në mënyrë të institucionalizuar, më mirë se asnjëherë tjetër. Nano ka një meritë të jashtëzakonshme, pasi bëri PS të dukej tërësisht ndryshe. Sot PS funksionon me më shumë rregulla, dhe është një organizëm i gjallë më efiçent. PS është një fuqi e madhe që mbështet qeverisjen me organizimin e vetë dhe me burime njerëzore. Është një parti që nuk krijon probleme.  Gjatë 4 viteve kam refuzuar të bëj publike mendimet kritike, sepse isha i paragjykuar. Ia njoh vetes si cilësi pozitive që ditën që nuk jam, nuk dal të tregoj me gisht të tjerët. Unë e kam parë në mënyrë kritike largimin tim, u mundova të gjej gabimet e mia.
musa ulqini cho1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY