Kukësi në delir, festë me limuzina për Kupën

Kukësi në delir, festë me limuzina për Kupën

80
0
Shares

Kupa e Shqipërisë fituar nga Kukësi ka cuar në delir qytetin i cili është mbushur plot me festues ndërkohë që lojtarët parakalonin me limuzina.

Më pas skuadra përshkoi rrugën kryesore të qytetit me autobus, për t’u vendosur përfundimisht në orën 19:00 në sheshin para bashkisë, ku edhe ka nisur ceremonia. Pasi kanë mbajtur fjalën e tyre disa nga drejtuesit, skena u ka mbetur këngëtarëve të ftuar për këtë eveniment, që ishin emra të njohur të muzikës shqiptare.

Irma dhe Eranda Libohova, Anxhela Peristeri, tenori i njohur Kastriot Tusha, por edhe rapsodët e Kukësit kanë argëtuar të pranishmit në qendër të qytetit. Natyrisht që në këtë aktivitet nuk kanë munguar edhe tifozët ultras. Aktiviteti i ka dhënë gjallëri për disa orë qytetit dhe banorëve të tij që, përveçse kanë festuar triumfin e skuadrës së tyre, janë argëtuar nën tingujt e muzikës. Kupa e Shqipërisë fitohet për herë të parë nga klubi i qytetit verior.
kukesi limu

kukes limu 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY