Policia e Peruxhias ka arrestuar me akuzën e vrasjes shqiptaren 53 vjeçare Renata K.
Sipas Policisë italiane shqiptarja është autorja e vrasjes së 73 vjeçare italiane ne origjinë herreje, Daniela Pacifici, e gjetur e vdekur në banesën e saj.
Vdekja e se moshuarës italiane është shkaktuar nga një rrëzim i qëllimshëm në shkallët e brendshme të banesës.
Shqiptarja Renata K. jetonte prej shumë vitesh në Itali e ishte mike e ngushtë me vajzën e viktimës e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e pashërueshme.
Pas vdekjes së saj Renata ka jetuar me nënën e mikes së saj duke e ndihmuar në jetën e përditshme.
Për policinë italiane nuk ka asnjë dyshim që Renata. K. është autorja e vrasjes së Daniela Pacifici dëshmuar qarte dhe nga shenjat në trup të saj.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasje e për momentin 53-vjeçarja shqiptare nuk ka pranuar të flas informojnë mediat italiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/