Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kotta. Dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër I Brendshëm, kryetar I kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesmarrës në shpalljen e Pavarësisë, Kostaq Kotta mbahet mend se ishte kryeministër më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia dhe që në 1945 u rrëmbye në Athinë duke I vënë pistoletën në kokë nga një angjent I Sigurimit të Shtetit, një agjent i KGB-së ruse dhe një agjent I shbrimit secret grek për tu sjellë në Shqipëri. Ironia vazhdon se ai vdiq në Burgun e Burrelit nga torturat çnjerëzore, në burgun që hodhi firmën për ta ndërtuar. Të gjitha këtë histori të trishtë, e solli dje në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Harallamb Kotta, një nga pasardhësit e kryeministrit të 15-të të shtetit shqiptar. Më poshtë është një pjesë e intervistës.
Harallamb Kota
Zoti Kota, sipas të dhënave që ju keni, nga ato që keni lexuar, por edhe nga të dhënat familjare, si u rrëmbye kryeministri Koço Kotta?
Sapo kishte mbaruar lufta dhe kryeministri Koço Kotta jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë. Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të. Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre kishin porosi direkte nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939. Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë që ata ta likuidonin dhe nuk pranoi. Por menjeherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas. Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zbarrë Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte I drejtuar dhe komanduar nga ministri I Brendshëm Koçi Xoxe. Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kottës. Xoxi ishte një antishqiptar dhe një armik I betuar I të gjithë atyre që ishin shprehur kundër komunistëve dhe sidomos kundër bashkëpunimit me sllavo komunistët.
Çndodhi më pas me kryeministrin Kotta?
Ndodhi ajo që tashmë dihet. Gjyqi special I drejtuar nga Koçi Xoxe kishte vënë në bankën e të akuzaurëve personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Mes tyre edhe Koço Kottën. Por këtu pati një problem. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje por gjykata speciale e dënoi me 30 vjet.
Përse nuk pranoi gjykata kërkesën e prokruorisë?
Sepse jo për 30 vjet por për asnjë ditë nuk kishte prova, Koço ka thën në sallën e gjyqit pak a shumë këtu: “Më 7 prill të vitit 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua,por organizoi edhe rezistencë të armatosur,duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila,ishte shumë herë më e armatosur se qeveria e jonë. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.
Pas dënimit me 30 vjet çfarë ndodhi?
Ndodhi ajo që Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Po a e dini ju që kryeministri Kotta ka ndërtuar bulevardin e madh të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë e shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Dhe natyrisht do ndërtonte dhe burg. Por pikërisht aty gjeti vdekjen.
Si ndodhi vdekja e tij?
Nga të gjitha dëshmitë e bashkëvuajtësve, nga dokumente arkivore dhe nga rrëfimet e të afërmve ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Të burgosurit bënin humor me Koçon. Një prej tyre ka treguiar se I ka thënë:
“Koço, mirë ta bënë që të futën këtru, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg”.
Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me çtë mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë. Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri I tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Deri sa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.
Ka disa variante sikur e kanë hedhur nga një lartësi e madhe dhe e kanë shënuar në proceverbal aksident.
Jo. Thjesht fare. Kryeminstri Koço Kotta u torturua deri në vdekje. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqitar, pro edhe një nga kryemnistrat që nuk ka varr. Ai u eleminua sepse ishte kundërshtar I nacionalistëve fqinj antishqiptarë që synonin marrjen e trojeve dhe viseve shqiptare.
A keni bërë përpjekje si familjarë për tia gjetur eshtrat?
Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në SHBA. Nuçi ka vdekur, ndërsa Tefta jeton ende. Ata kanë fëmijë dhe ata jetojnë në SHBA. Por imagjinoni se çfarë terrori ka ndodhur me pasardhësit e Koços. Ata dhe të tjerë në Shqipëri ende rrojnë me një frikë. Një pjesë janë dënuar dhe internuar. Një pjesë ndërruan deri mbimerin për të mos patur asnjë lidhje. Kjo ka sjellë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë por të mos kenë asnjë interes për tu marrë me historinë e Koço Kotës edhe tani që ka 26 vjet që komunizmi ka rënë. Ju nuk e imagjinoni dot këtë dhe mund të bëni shumë pyetje. Por unë që jam pasardhësi I Koço Kotës e kuptoj shumë mirë. A e mendoni se çfarë krimi kanë bërë. Kanë masakruar një personalitet që tërë jetën e shkriu për këtë shtet: Ishte pjesmarrës në shpalljen e Pavarësisë, ishte dy herë kryeministër, kryetar I parlamentit, ministër I Brendshëm deputet, sekretar I Kongresit të Lushnjes. Çdokush do mburrej për breza të tërë shqiptarësh ai që do ishte pasardhës I një njeriu të tillë. Por kur ky njeri u masakrua nga ky shtet për të cilin ai punoi, çduhet të bëjnë dhe mendojnë pasardhësit? Është një krim që do lërë gjurmë terrori edhe në të ardhmen.
Ka një ide për nderimin e kryeministrave që nuk jetojnë. Madje për të ngritur një memorial edhe atyre që nuk kan varr. Kjo është mbështetur edhe nga ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli por edhe nga ish-kryeministrat Ylli Bufi, Vilson Ahmeti e Aleksandër Meksi. Por a do të donit ju që të ishin bashkë në një memorial edhe Enver Hoxha dhe Koço Kotta?
Kurrën e kurrës. Si mendoni ju, a do ishte normale që memoriali I tij të ishte bashkë me Enver Hoxhën njeriun që e masakroi atë. Jo. Duhet të kalojnë breza e breza që të shkëputemi nga një ndjenjë që për atë që kemi kalur duhet ta harrojmë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/